logo
  • [email protected]
  • 04 242 0000
    EN
logo
  • Rreth Nesh
    • Misioni
    • Vizioni
    • Kontakt
    • Zyrat e IdentiTek
  • Dokumente Biometrike
    • Pasaporta Biometrike
    • Letërnjoftimi Elektronik
    • Dokumente biometrike për të huajt
  • Procedurat e Aplikimit
    • Aplikim për pasaportë me procedurë normale
    • Aplikim për pasaportë me procedurë të përshpejtuar
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik të përshpejtuar
    • Aplikim për pasaportë për shtetasit Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit
    • Aplikim për leje qëndrimi për shtetasit e huaj
  • Komunikime
    • Karriera
    • Njoftime
  • E-Kupon
  • Gjurmo Dokumentin
  • Programi i Transparencës
  • EN
  • Apliko
  • rruga "Xhanfize Keko", Tirane 1001
  • [email protected]
Apliko
image
  • 06 October 2025

THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Trajnim “Ndërtimi i ekipeve me performancë të lartë përmes vizionit dhe energjisë pozitive”

THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Për zhvillimin e trajnimit me objekt “Ndërtimi i ekipeve me performancë të lartë përmes vizionit dhe energjisë pozitive'' për punonjësit e zyrave qëndrore të IdentiTek SHA

Qëllimi i trajnimit dhe pritshmëritë:

Trajnimi ka si qëllim të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë dhe aplikojnë parimet e krijimit të ekipeve të fuqishme, të orientuara drejt rezultateve, përmes zhvillimit të një vizioni të përbashkët dhe kultivimit të një kulture pune pozitive dhe motivuese.

Gjithashtu, trajnimi ka si qëllim:

  1. Të kuptuarit e karakteristikave të një ekipi me performancë të lartë,
  2. Aftësimin për të ndërtuar vizion të përbashkët dhe për ta integruar atë në punën e përditshme të ekipit,
  3. Zhvillimin e një mentaliteti të punës si vlerë bazë në çdo nivel të shoqërisë,
  4. Forcimin e besimit, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë brenda ekipit.

 

Pritshmëritë e trajnimit:

  1. Krijimi i vizionit frymëzues, që motivon ekipin drejt qëllimeve të përbashkëta,
  2. Nxitja e një kulturë pune pozitive përmes energjisë personale dhe kolektive, duke rritur angazhimin dhe përkushtimin,
  3. Ekipe të forta, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme, të cilat e mbështesin njëra-tjetrën dhe punojnë me qëllim të përbashkët për rezultate e shoqërisë.

  1. Metodologjia e trajnimit

 

Metodat e përdorura në trajnim përfshijnë:

  • Sesione interaktive teorike dhe praktike,
  • Diskutime dhe ushtrime praktike në grupe të vogla,
  • Raste studimore,
  • Simulime dhe role-play.
  1. Logjistika e trajnimit

 

Ofruesi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për organizimin e Trajnimit duke patur parasysh:

  • Pjesëmarrja përbëhet nga 100 punonjës të zyrave qëndrore të IdentiTek SHA me një kohëzgjatje 3 (tre) ditore, gjatë orarit zyrtar të punës, me nga 30-35 punonjës pjesëmarrës,
  • Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë në një ambjent të përzgjedhur nga ofruesi,
  • Gjatë trajnimit përfshihen 2 (dy) coffe break dhe 1 (një) drekë (catering),
  • Ofruesi duhet të pajisë pjesëmarrësit përpara fillimit të trajnimit me agjendën e trajnimit dhe materialet didaktike.

 

 

  1. Produktet e Pritshme

Ofruesi i shërbimit pritet të dorëzojë pas shërbimit:

  • Agjendën e detajuar të trajnimit,
  • Materialet trajnuese (prezantimet, rastet studimore, materialet mbështetëse, etj) për temat e mbuluara,
  • Raport përmbledhës pas trajnimeve të kryera,
  • Çertifikatë për secilin pjesëmarrës.

 

  1. Afati Kohor

Trajnimi do të zhvillohet me një kohëzgjatje 3 (tre) ditore sic detajohet në pikën 2.

 

  1. Kualifikimet dhe përvoja e ofruesit të shërbimit

Ofruesi i përzgjedhur duhet të demonstrojë:

  • Eksperiencë të provuar në ofrimin e trajnimeve për sektorin publik dhe privat,
  • Eksperiencë në ofrimin e trajnimeve të mëparshme relevante,
  • Ekipi trajnues të përbëhet nga trajnerë me përvojë dhe kualifikime të larta.

 

 

  1. Dorëzimi i Propozimeve

Propozimet duhet të përfshijnë:

  • Përmbledhje të eksperiencës: Përshkrimi i përvojës së mëparshme të ofruesit në projekte të ngjashme me vlerësimin dhe trajnimin e stafit.
  • Metodologjinë: Një shpjegim i detajuar i qasjes që do të përdoret për secilën fazë të projektit.
  • Ofertën Financiare: Një përmbledhje e detajuar e kostove për produktin e kërkuar për njësi.

 

Propozimet duhet të dorëzohen deri më datë 13 Tetor 2025 në adresën: “IdentiTek” SH.A, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Albania dhe me email në adresën [email protected]

Previous Next
Njoftimet e fundit
  • image
    19 April 2024
    Aktiviteti "HACKATHON"
  • image
    19 April 2024
    Nisma "Dhuro gjak- Dhuro jetë"
  • image
    07 June 2024
    Aplikimi për pasaportë me procedurë të përshpejtuar
  • image
    25 October 2024
    Aplikim i Lehtësuar për Letërnjoftim ose Pasaportë për shqiptarët jashtë vendit.
  • image
    23 December 2024
    Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 Dhjetor.
  • image
    14 January 2025
    Vizita e Ministrit të Brendshëm në IdentiTek
  • image
    14 January 2025
    Përmirësimi i Shërbimeve për Diasporën Shqiptare
  • image
    13 January 2025
    IdentiTek merr certifikimin ISO 27001:2022 nga TÜV AUSTRIA
  • image
    20 February 2025
    Shërbim i dedikuar telefonik
  • image
    24 February 2025
    Identitek me Zyrat Mobile në Itali
  • image
    28 March 2025
    Risi nga IdentiTek, kartë identiteti në vetëm 3 ditë!
  • image
    03 April 2025
    Shqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të ICAO
  • image
    08 April 2025
    Shërbimi më i ri nga Identitek: Kuponi elektronik, tani kudo dhe në çdo kohë
  • image
    24 April 2025
    THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Trajnim mbi “Komunikimin efektiv dhe aftësitë ndërpersonale” për Zyrat e Aplikimit Tiranë – IdentiTek SHA
  • image
    09 May 2025
    Zyrat IdentiTek të hapura edhe nesër, ditën e Shtunë, 10 Maj 2025
  • image
    14 May 2025
    Zyrat e aplikimit të dokumenteve biometrike në qarkun Tiranë, të mbyllura në datat 15 dhe 16 maj.
  • image
    25 June 2025
    THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMI: Trajnim “Komunikimi efektiv dhe aftësi ndërpersonale” për punonjësit e Zyrave të Aplikimit në rrethe, IdentiTek SHA
  • image
    08 July 2025
    Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike
  • image
    16 September 2025
    IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
  • image
    16 September 2025
    IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
shape
shape
shodow
image

Rreth Nesh

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Dokumente Biometrike
  • Procedurat e Aplikimit
  • Njoftime

Të Tjera

  • Legjislacioni
  • Programi i Transparencës
  • Karriera
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Shërbime

Kontakt

  • Rr. “Xhanfize Keko”,
    Ndërtesa nr. 111,
    Hyrja nr.1, Tiranë

  • 04 242 0000

  • [email protected]

© Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

  • Politika e Privatësisë