Letërnjoftimi elektronik (ose Karta e Identitetit) është dokument identifikues unik i përhershëm që shërben për identifikimin e shtetasve shqiptarë. Për pajisjen me Letërnjoftim Elektronik, shtetasi shqiptar duhet të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe të ketë mbushur moshën 16 vjeç. Çdo shtetas që plotëson këto kushte është i detyruar të pajiset me letërnjoftim. Në këtë dokument përfshihen informacione biometrike, si: fotografi, shenjat e gishtërinjve, etj., të cilat shërbejnë për të rritur sigurinë e tij.