logo
logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 28 March 2025

    Risi nga IdentiTek, kartë identiteti në vetëm 3 ditë!

    IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, sjell një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, kartën e identitetit të shpejtë! Falë këtij shërbimi, çdo qytetar shqiptar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda vetëm 3 ditëve.

    Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në Shqipëri, si edhe për të gjithë ata që kanë nevojë të marrin shpejt kartën e tyre të identitetit, qoftë për arsye personale, profesionale apo administrative.

    Në vijim të angazhimit të saj për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte dhe shërbime, të cilat përmirësojnë përvojën e tyre.

     

    Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek-u në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

    • • Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar) pranë Postës Shqiptare.
    • • Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania.
    • • Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek.
    • • Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin, brenda 3 ditëve.

    Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

    • • Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik.
    • • Ata që duan rinovim të dokumentit të skaduar.
    • • Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

     

    Për çdo informacion apo pyetje, kontaktoni në [email protected] ose telefononi në numrin e shërbimit ndaj klientit 042 420 000.

    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 January 2026
      Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
    • image
      13 January 2026
      Njoftim!
    • image
      06 January 2026
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      25 December 2025
      Njoftim!
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë