Pyetjet më të shpeshta
Kuponi mund të blihet në çdo degë të Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare e-kupon.identitek.al.
Pasaporta shqiptare ka vlefshmëri 10 vjet për të rriturit dhe 5 vjet për fëmijët nën 16 vjeç. Rinovimi i pasaportës mund të bëhet deri në 3-6 muaj para datës së skadencës, varësisht nga vendi ku do të udhëtoni.
Për të rinovuar pasaportën nevojitet karta e identitetit e vlefshme dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare ose online në faqen e-kupon.identitek.al.
Aplikimi dhe tërheqja e pasaportës biometrike për fëmijët nën 16 vjeç duhet të kryhen në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personit të autorizuar me prokurë, ku është specifikuar tagri përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin: një dokument identifikimi të vlefshëm të prindit, kuponin elektronik dhe certifikatën familjare
Nuk është e nevojshme të bëhet rezervim paraprak për takim në zyrat e Identitek; mjafton të paraqiteni me dokumentacionin përkatës gjatë orarit zyrtar.
Për aplikimin për herë të parë për pasaportë ose kartë identiteti nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm , Formulari i Vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit , i cili plotësohet online në portalin e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: "Aplikim për Kartë Identiteti dhe Pasaportë / Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës", si dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare, në zyrat e Identitek, ose online në faqen e-kupon.identitek.al.