logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 08 April 2025

    Shërbimi më i ri nga Identitek: Kuponi elektronik, tani kudo dhe në çdo kohë

    Identitek, kompania shtetërore për prodhimin e dokumenteve biometrike, prezanton shërbimin më të ri që vjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit: kuponi elektronik online.

     

    Tashmë, qytetarët mund të blejnë kuponin për aplikimin e dokumenteve biometrike direkt në platformën zyrtare të Identitek – pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht dhe pa pritur në radhë. Ky shërbim inovativ synon të thjeshtojë procesin dhe të ofrojë akses të menjëhershëm në shërbime të rëndësishme si: karta e identitetit, pasaporta biometrike dhe leja e qëndrimit.

    Si funksionon?

    Blerja e kuponit elektronik realizohet përmes platformës:

    https://e-kupon.identitek.al

    Hapat për të përfituar kuponin janë të thjeshta dhe të shpejta:

    1. 1. Vizitoni platformën zyrtare: https://e-kupon.identitek.al
    2. 2. Zgjidhni shtetin nga po aplikoni
    3. 3. Përzgjidhni llojin e dokumentit që dëshironi të përfitoni
    4. 4. Plotësoni formularin elektronik me të dhënat tuaja
    5. 5. Kryeni pagesën përmes bankës
    6. 6. Shkarkoni kuponin elektronik në format PDF

    Kuponi elektronik është i vlefshëm dhe mund të përdoret për aplikim pranë çdo zyre të Identitek, në Shqipëri apo në zyrat tona mobile jashtë vendit.

     

    Për kë është ky shërbim?

    Ky shërbim është i aksesueshëm për çdo qytetar shqiptar, kudo që ndodhet në botë, përfshirë:

    • • Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    • • Kanadanë
    • • Mbretërinë e Bashkuar
    • • Italinë
    • • Greqinë
    • • Çdo vend tjetër të Bashkimit Europian

     

    Mundësi të dyfishta për qytetarët

    Blerja e kuponit do të vijojë të jetë e mundur edhe pranë zyrave të Postës Shqiptare, por shtimi i mundësisë online krijon një alternativë më të shpejtë dhe më fleksibël për të gjithë ata që kërkojnë komoditet dhe efikasitet.

    Me këtë risi, Identitek forcon angazhimin për të qenë gjithnjë më pranë qytetarëve – duke ofruar shërbime moderne, të aksesueshme dhe të sigurta në çdo kohë dhe vend.

    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 January 2026
      Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
    • image
      13 January 2026
      Njoftim!
    • image
      06 January 2026
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      25 December 2025
      Njoftim!
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë