logo
logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 13 January 2025

    IdentiTek merr certifikimin ISO 27001:2022 nga TÜV AUSTRIA

    IdentiTek ka arritur me sukses certifikimin sipas standardit nërkombëtar ISO 27001:2022 nga TÜV AUSTRIA, organizata lider e certifikimit dhe inspektimit në Shqipëri. Ky certifikim pasqyron përkushtimin e kompanisë për përmbushjen e kërkesave të Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, duke garantuar nivelin më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave sensitive personale.

    IdentiTek është e vetmja organizatë në Shqipëri që ofron shërbime për aplikimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike. Arritja e certifikimit ISO 27001:2022 përfaqëson angazhimin e kompanisë në ruajtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërësisë së informacionit të ndjeshëm.

    Përfitimet e ISO 27001:2022

    ISO 27001:2022 është standardi më i njohur global për menaxhimin e sigurisë së informacionit. Ky standard përshkruan praktikat më të mira për mbrojtjen e informacionit të ndjeshëm, duke siguruar standarde të larta të menaxhimit.

    Ceremonia e Certifikimit

    Ceremonia e dorëzimit të certifikatës u zhvillua në praninë e drejtuesve kryesorë të IDENTITEK, përfaqësuesve të TÜV AUSTRIA dhe të ftuarve të tjerë. Drejtori i Përgjithshëm i TÜV AUSTRIA për Shqipërinë dhe Kosovën, z. Fatjon Sinani, theksoi rëndësinë e kësaj arritjeje: “Certifikimi sipas standardit ISO 27001:2022 reflekton përkushtimin e IDENTITEK për sigurimin e niveleve më të larta të sigurisë së informacionit. Duke ndjekur këto standarde globale, IDENTITEK jo vetëm që përmirëson operacionet e saj, por gjithashtu forcon besimin e klientëve dhe palëve të interesuara.”

    Gjatë fjalës së saj, znj. Halilaj theksoi: “Ky certifikim nga TÜV AUSTRIA konfirmon përkushtimin tonë në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dhe garantimin e sigurisë së informacionit. Ai gjithashtu përfaqëson një premtim ndaj qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur të dhënat e tyre sensitive dhe për të vijuar me zhvillimin teknologjik dhe inovacionin.”

    Angazhimi i IDENTITEK

    IDENTITEK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve, forcimin e sigurisë dhe rritjen e aftësive të stafit. Ky certifikim shërben si një shtysë e re për kompaninë për të qenë gjithmonë në pararojë të inovacionit teknologjik në Shqipëri.

    Faleminderit TÜV AUSTRIA dhe ekipit të IDENTITEK për bashkëpunimin e frytshëm!

    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 April 2024
      Aktiviteti "HACKATHON"
    • image
      19 April 2024
      Nisma "Dhuro gjak- Dhuro jetë"
    • image
      07 June 2024
      Aplikimi për pasaportë me procedurë të përshpejtuar
    • image
      25 October 2024
      Aplikim i Lehtësuar për Letërnjoftim ose Pasaportë për shqiptarët jashtë vendit.
    • image
      23 December 2024
      Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 Dhjetor.
    • image
      14 January 2025
      Vizita e Ministrit të Brendshëm në IdentiTek
    • image
      14 January 2025
      Përmirësimi i Shërbimeve për Diasporën Shqiptare
    • image
      20 February 2025
      Shërbim i dedikuar telefonik
    • image
      24 February 2025
      Identitek me Zyrat Mobile në Itali
    • image
      28 March 2025
      Risi nga IdentiTek, kartë identiteti në vetëm 3 ditë!
    • image
      03 April 2025
      Shqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të ICAO
    • image
      08 April 2025
      Shërbimi më i ri nga Identitek: Kuponi elektronik, tani kudo dhe në çdo kohë
    • image
      24 April 2025
      THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Trajnim mbi “Komunikimin efektiv dhe aftësitë ndërpersonale” për Zyrat e Aplikimit Tiranë – IdentiTek SHA
    • image
      09 May 2025
      Zyrat IdentiTek të hapura edhe nesër, ditën e Shtunë, 10 Maj 2025
    • image
      14 May 2025
      Zyrat e aplikimit të dokumenteve biometrike në qarkun Tiranë, të mbyllura në datat 15 dhe 16 maj.
    • image
      25 June 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë