logo
logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 20 February 2025

    Shërbim i dedikuar telefonik

    IdentiTek ofron shërbim të dedikuar telefonik për procesin e pajisjes me dokumente biometrike

    Për të ndihmuar në procesin e pajisjes me dokumente biometrike dhe për të garantuar një shërbim më të shpejtë dhe efikas për qytetarët, IdentiTek ka vendosur në dispozicion një shërbim të dedikuar të kujdesit ndaj klientit përmes linjës telefonike, për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për t’i ndihmuar apo informuar mbi procedurat, si dhe për të ndjekur procesin e prodhimit të mjeteve identifikuese. Ky shërbim synon t’u ofrojë qytetarëve informacion të saktë, të detajuar dhe asistencë të shpejtë në çdo hap të procesit, duke përmirësuar përvojën e tyre dhe duke shmangur paqartësitë.

    Përmes këtij shërbimi, qytetarët mund të marrin përgjigje të menjëhershme për çdo pyetje që kanë në lidhje me procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat dhe afatet e dorëzimit të dokumenteve. Shërbimi synon të ofrojë transparencë dhe qartësi, duke i ndihmuar aplikantët të planifikojnë më mirë hapat e tyre dhe të shmangin vonesat apo gabimet në procesin e aplikimit.

    Pavarësisht se ku ndodheni, mjafton një telefonatë për të marrë ndihmën e kërkuar dhe për t’u siguruar që procesi juaj të zhvillohet pa probleme.

    Si të kontaktoni IdentiTek?

     

    Për çdo pyetje apo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë shërbimin e klientit në:

    • Numrin e telefonit: 042 420 000
    • Orari i shërbimit: E hënë – E premte, 08:30 – 17:30

    Ky shërbim vjen si pjesë e angazhimit të IdentiTek për të përmirësuar përvojën e qytetarëve në marrjen e dokumenteve biometrike. Nëpërmjet tij, synojmë të ofrojmë një proces më të lehtë, më të qartë dhe më të aksesueshëm për të gjithë aplikantët, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve për komunitetin shqiptar.

    Për më shumë informacion, vizitoni faqen zyrtare të IdentiTek ose kontaktoni drejtpërdrejt ekipin e shërbimit të klientit.

    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 January 2026
      Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
    • image
      13 January 2026
      Njoftim!
    • image
      06 January 2026
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      25 December 2025
      Njoftim!
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë