- 14 May 2025
Zyrat e aplikimit të dokumenteve biometrike në qarkun Tiranë, të mbyllura në datat 15 dhe 16 maj.
Për shkak të masave, lidhur me organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, për bllokimin e disa akseve rrugore “IdentiTek” bën me dije se zyrat e aplikimit në Bashkitë Tiranë, Vorë, Kamzë, Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15 dhe 16 Maj 2025. Për këtë arsye aplikimet normale për dokumente biometrike në këto bashki nuk do të jenë të mundura gjatë kësaj periudhe.
Vetëm për shtetasit, që kanë nevoja urgjente për dokumente biometrike, (aplikime për pasaportë me procedurë të përshpejtuar) “IdentiTek” ka një zyrë të hapur në datat 15 dhe 16 maj, atë pranë Njësisë Administrative Nr. 3 në Tiranë (adresa: Bashkia Tiranë T 03 - Rr. “Ali Baushi”, Tiranë).
Ndërkohë, Zyra e Shpërndarjes së pasaportave pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë do të jetë e hapur për tërheqjen e dokumenteve për shtetasit, që kanë aplikuar me procedurë normale.
Në të gjitha bashkitë e tjera, të cilat nuk preken nga kufizimet e lëvizjes, aktiviteti i aplikimeve dhe tërheqjes së dokumenteve biometrike do të vijojë normalisht.
Njoftimet e fundit
-
14 September 2026STATUSI I APLIKIMIT, EDHE ME SMS.
-
17 August 2026IdentiTek dhe Bashkia Berat nënshkruajnë marrëveshje
-
-
13 August 2026IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
-
18 June 2026Thirrje për ofrues shërbimi
-
-
-
-
-
-
-
30 January 2026NJOFTIM!