Programi I Transparencës
Ne sigurojmë shërbimet e identifikimit biometrik, duke garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe besueshmërisë. IdentiTek është një shoqëri aksionare, e vetmja në Shqipëri që ofron aplikimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë dhe përmbajtje. Faqja zyrtare e Identitek është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
Në zbatim të vendimit nr.80, datë 14.02.2023, të Këshillit të Ministrave, “Mbi krijimin e shoqërisë aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike”, me 15.3.2023 është themeluar shoqëria “IdentiTek” SH.A. Shoqëria “IdentiTek” SH.A funksionon sipas strukturës së miratuar me vendim të Asamblesë së Përgjithshme.
Struktura e PagaveFunksionet dhe detyrat e “IdentiTek” SH.A “IdentiTek” SH.A është shoqëria përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të identifikimit për shtetasit shqiptarë. Shoqëria vepron në përputhje me parashikimet e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Vendim nr. 80, datë 14.2.2023 “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike
CV-të dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të “IdentiTek” SH.A, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të “IdentiTek” SHA për të marrë vendime.“IdentiTek” është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, e zotëruar nga Ministria e Brendshme.
Veprimtaria e shoqërisë rregullohet nga legjislacioni në fuqi dhe statuti i saj.
Shoqëria organizohet sipas sistemit të drejtimit me dy nivele.
Organet drejtuese të shoqërisë “IdentiTek” janë- Asambleja e Përgjithshme (Aksionari), i cili është organi më i lartë vendimmarrës në shoqëri.
- Këshilli Mbikëqyrës ,i cili përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, të cilët emërohën nga Asambleja e Përgjithshme:
- Suzana Hoxha – Kryetar
- Besfort Lamallari – Anëtar
- Ermal Kaleci – Anëtar
- Donika Hoxha – Anëtar
- Mimoza Selmani – Anëtar
- Administratori Znj. Freskida Halilaj , emërohet nga Asambleja e Përgjithshme dhe është i ngarkuar me administrimin dhe përfaqësimin e shoqërisë.
“IdentiTek” SH.A është shoqëria përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të identifikimit për shtetasit shqiptarë. Shoqëria vepron në përputhje me parashikimet e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi në RSH.
CV-të dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit të “IdentiTek” SH.A, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të “IdentiTek” SHA për të marrë vendime
Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e “IdentiTek”.Për çdo paqartësi, kërkesë apo ankesë, çdo i interesuar mund t’i drejtohet shoqërisë “IdenitTek” SH.A:
- në rrugë shkresore, në adresën Rruga “Xhanfize Keko”, Tiranë
- nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected]
- duke kontaktuar koordinatorin për të drejtën e informimit në postën elektronike
Në zbatim të nenit 10 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Autoriteti Publik cakton një prej nëpunësve si Koordinator për të drejtën e informimit, me qëllim bashkërendimin e punës për garantimin e të drejtës së informimit. Koordinatori për të drejtën e informimit ushtron kompetencat e mëposhtme:
- -i mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, sipas këtij ligji, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;
- - krijon, mban,publikon dhe përditëson
- - bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve dhe sipas mënyrës së parashikuar në këtë ligj;
- - regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
- - dërgon kërkesën për informim te një Autoritet tjetër Publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se Autoriteti Publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
- - verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13 të këtij ligji;
- - kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të këtij ligji, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
- - Koordinator: Brunaldo Sulaj
- - E-mail: [email protected]
- - Nr. Tel: +355 692386177
- - E hënë – E premte: 8:30 – 17:00
- - Adresa: Rruga “Xhanfize Keko”, Tiranë
Shoqëria identiTek sh.a u krijua sipas Vendim Nr. 80, datë 14.02.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike”, me kapital 100 (njëqind) % shtetëror me vlere kapitali fillestar 20,000,000 lekë. Autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar është Ministria e Brendshme.
Aktiviteti i shoqërisë është ofrimi kundrejt pagesës për shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së:
- · Letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës bometrike
- · Lejeve të qëndrimit
- · Letërnjoftimit elektronik dhe dokumenteve të udhëtimit për personat që kanë përfituar statusin e refugjatit dhe mbrojtje plotësuese
Tarifat e shërbimeve përcaktohen me Udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshem dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomise Nr. 100, datë 20.07.2023 "Për përcaktimin e tarifave për pajisjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj me dokumente biometrike".
Shoqëria financohet nga të ardhurat e veta nga ofrimi i shërbimeve dhe burimeve të tjera të ligjshme.
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset
- Donacione, sponsorizime *
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara *
* Për "IdentiTek SH.A" nuk është e aplikueshme.
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve dhe donacionet (sipas viteve)
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave si dhe udhëzues të politikave të ndryshme *
- Aplikim për letërnjoftim elektronik
- Aplikim për pasaportë me procedurë normale
- Aplikim për pasaportë me procedurë të përshpejtuar;
- Aplikim për pasaportë për shtetasit që jetojnë jashtë;
- Aplikim për "Leje Qëndrimi" për shtetasit e huaj;
- Aplikim për letërnjoftim elektronik me procedurë të përshpejtuar
- Njoftimi dhe konsultimi publik (Identitek nuk e ofron kete sherbim)
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi) *
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve) *
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes) *
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike IdentiTek, ushtrimin e funksioneve të IdentiTek) *
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike) *
* “IdentiTek” SH.A nuk jep ndihma shoqërore dhe subvencione
- Njoftime të ndryshme
- Njoftime për procedurat e rekrutimit
- Raporte
- Publikime
- Statistika
- Projekte
- Bashkëpunime etj.
Shënim: IdentiTek vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.