- 25 October 2024
Aplikim i Lehtësuar për Letërnjoftim ose Pasaportë për shqiptarët jashtë vendit.
Duke filluar nga sot, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për Letërnjoftim Elektronik (Kartë Identiteti) ose për Pasaportë Biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.
Nisma ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin për qytetarët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Ndryshimi është edhe një përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.
IdentiTek SHA mbetet e përkushtuar të vijojë përmirësimin e shërbimeve për të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen, dhe të sigurojë akses të barabartë dhe të thjeshtë për marrjen e dokumenteve të nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të vizitojnë përfaqësitë tona diplomatike për më shumë informacion dhe për të kryer aplikimet për Letërnjoftim Elektronik!
Njoftimet e fundit
-
-
-
13 January 2026Njoftim!
-
06 January 2026Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
25 December 2025
Njoftim!
-
12 November 2025IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
-
27 October 2025Thirrje për ofrues shërbimesh
-
-
16 September 2025IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
-