logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    • 03 April 2025

    Shqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të ICAO

    Shqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), si vendi i 99-të, që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). 

     

    Kompania IdentiTek, prej krijimit ka luajtur rol kyç në avancimin e sistemit të identifikimit në Shqipëri. ICAO PKD është një platformë globale për shkëmbimin e informacionit mbi dokumentet e udhëtimit, duke ndihmuar vendet anëtare në verifikimin e pasaportave biometrike. Si agjenci e Kombeve të Bashkuara, ICAO bashkëpunon me 193 shtete, për të garantuar rrjet të sigurt e të shpejtë për mobilitetin ajror global. 

    Anëtarësimi i Shqipërisë në ICAO PKD e pozicionon vendin në nivel më të lartë besueshmërie dhe bashkëpunimi në arenën ndërkombëtare. Kjo do të thotë se autenticiteti i pasaportës shqiptare do të njihet nga të gjitha shtetet pjesëtare të ICAO PKD, çka rrit ndjeshëm sigurinë kufitare, ndihmon luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në nivel global.
     
    Për qytetarët shqiptarë, përmirësohet përvoja në udhëtimet ndërkombëtare, duke e bërë më të lehtë dhe të shpejtë kalimin në pikat doganore. 

    Verifikimi i pasaportës në rrjet bëhet nëpërmjet konfirmimit të certifikatës së saj digjitale, e cila ndodhet në zonën e lexueshme nga makinat MRZ (Machine Readable Zone).

    Ceremonia zyrtare e shkëmbimit të çelësave publikë “Key Signing Ceremony” u mbajt në Montreal, Kanada ku delegacioni shqiptar u përfaqësua nga Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj, e cila nënshkroi marrëveshjen për integrimin e Shqipërisë në sistemin global të PKD-së.

    Gallery Thumbnail
    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 January 2026
      Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
    • image
      13 January 2026
      Njoftim!
    • image
      06 January 2026
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      25 December 2025
      Njoftim!
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë