Leje Qëndrimi për të huajt
Ky dokument ofrohet për shtetasit e huaj, me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Të gjithë shtetasit e huaj mund të aplikojnë sipas legjislacionit përkatës pranë Drejtorive Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM), i cili është autoriteti publik i vetëm me kompetenca për shqyrtimin e kërkesave. Në rast miratimi, IdentiTek vijon me prodhimin dhe shpërndarjen e këtij dokumenti.
Letërnjoftimi Elektronik për të huajt
Është një dokument identifikimi për shtetasit e huaj të cilët kanë fituar statusin e refugjatit në Republikën e Shqipërisë. Miratimi i lëshimit të këtij dokumenti kryhet nga organet e Ministrisë së Brendshme. Më tej, IdentiTek vijon me prodhimin dhe shpërndarjen e këtij dokumenti.
Dokument Udhëtimi
Sipas Konventës së Gjenevës për refugjatët, e vitit 1951, të gjithë shtetasit e huaj që kanë fituar statusin e refugjatit dhe që kanë përfituar azil në Shqipëri, mund të pajisen me një dokument biometrik të quajtur dokument udhëtimi "travel document". Miratimi i lëshimit të këtij dokumenti kryhet nga organet e Ministrisë së Brendshme. Më tej, IdentiTek vijon me prodhimin dhe shpërndarjen e këtij dokumenti.