logo
logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 14 January 2025

    Përmirësimi i Shërbimeve për Diasporën Shqiptare

    IdentiTek SHA, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme, ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme që ka për qëllim përgjysmimin e kohës së aplikimit për pajisjen me dokumente biometrike për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Ky hap është një tjetër avancim në përpjekjet tona për të ofruar shërbime më të shpejta, efikase dhe të aksesueshme për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

     

    Risitë e këtij përmirësimi përfshijnë:

    • • Nënshkrimi Elektronik: Ky proces inovativ do të përshpejtojë aplikimet, duke mundësuar nënshkrimin elektronik nga konsujt dhe përfaqësuesit e autorizuar. Kjo do të ndihmojë në eliminimin e vonesave dhe do të mundësojë një përvojë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët tanë.
    • • Mbështetje në Terren: Po planifikohen vizita me grupe mobile në vendet ku kërkesat për dokumente biometrike janë më të larta. Këto vizita do të mundësojnë pajisjen e qytetarëve me karta identiteti, duke u dhënë atyre mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhje.

     

    Ky bashkëpunim i ngushtë midis institucioneve synon të përmirësojë ndjeshëm përvojën e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Me këtë nismë, synojmë të ofrojmë shërbime konsullore më efikase dhe të aksesueshme, duke kontribuar në një proces të dixhitalizuar dhe modern të shërbimeve publike.

     

    Angazhimi ynë është që çdo qytetar shqiptar, pavarësisht vendndodhjes, të ketë mundësinë të përfitojë nga shërbime të shpejta, efikase dhe të barasvlershme me ata që ndodhen brenda vendit.

     

    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Gallery Thumbnail
    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      19 January 2026
      Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
    • image
      13 January 2026
      Njoftim!
    • image
      06 January 2026
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      29 December 2025
      Njoftim!
    • image
      25 December 2025
      Njoftim!
    • image
      12 November 2025
      IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
    • image
      27 October 2025
      Thirrje për ofrues shërbimesh
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
    • image
      16 September 2025
      IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
    • image
      08 July 2025
      Ndryshim orari për disa njësi aplikimi për dokumente biometrike

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë