logo

Aksesibiliteti

Teksti

Kontrasti

Leximi

Navigimit

image

Pasaporta Biometrike

Të gjithë shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të pajisen me pasaportë. Ky dokument identiteti vërteton  shtetësinë shqiptare të mbajtësit të saj, me anën e së cilës ai mund të udhëtojë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pasaporta biometrike e Republikës së Shqipërisë është një dokument me shkallë të lartë sigurie, në përputhje me konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare. IdentiTek ofron personalizimin e pasaportave biometrike:

 

  • Pasaportë e zakonshme 
  • Pasaportë Diplomatike  
  • Pasaportë Shërbimi 
  • Dokument Udhëtimi  

 

Në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare për modernizimin e Gjendjes Civile dhe pajisjen e shtetasve shqiptarë me dokumente identifikimi të standardit të lartë ndërkombëtar, pasaporta e lëshuar që prej majit 2009 është e formatit biometrik. Pajisja e një numri të konsiderueshëm shtetasish me këtë dokument të rëndësishëm, ishte një nga kushtet që u mundësoi qytetarëve shqiptarë të hynin në listën e bardhë të Shengenit duke filluar nga fundi i vitit 2010. Vetëm mbajtësit e pasaportave biometrike mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen dhe për rrjedhojë pasaporta e lëshuar në vitin 2002 doli natyrshëm nga qarkullimi. 

Pasaportat biometrike, janë dokumente që përfshijnë chip-a elektronikë të integruar me mikroprocesorë. Ky informacion shërben për të identifikuar mbajtësin e pasaportës. Këto veçori biometrike janë një element shtesë sigurie, duke e bërë më të vështirë falsifikimin e dokumenteve.   

Pasaportat Biometrike shqiptare janë konform udhëzimeve dhe standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Pasaporta Diplomatike dhe Pasaporta e Shërbimit

Pasaportat Diplomatike dhe të Shërbimit lëshohen vetëm nga Ministria, e cila mbulon marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Shqipërisë.