logo

CERTIFIKIME

Të certifikuar për të mbrojtur identitetin tuaj në një botë digjitale.

Na kontaktoni

CERTIFIKIME

Në IdentiTek, ne jemi të përkushtuar ndaj teknologjisë më të avancuar dhe sigurisë më të lartë, për të mundësuar personalizimin e dokumenteve biometrike, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO). Me një përvojë të gjerë në këtë fushë të ndjeshme dhe të specializuar, IdentiTek garanton zgjidhje të besueshme, të sigurta dhe të personalizuara për dokumente identiteti biometrik.

IdentiTek është një partner të besueshëm që kombinon teknologjinë, përvojën dhe sigurinë për të mbrojtur identitetin tuaj në epokën digjitale.

Përkushtimi ynë ndaj sigurisë nuk është vetëm një premtim – është një praktikë e përditshme. Proceset tona operacionale dhe teknologjike janë ndërtuar mbi parimet dhe kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO/IEC 27001 për menaxhimin e sigurisë së informacionit, duke siguruar integritetin, konfidencialitetin dhe disponueshmërinë e të dhënave në çdo hap të ciklit të personalizimit.
IdentiTek është e certifikuar sipas standardit ndërkombëtar ISO/IEC 27001 për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit, duke demonstruar angazhimin e saj për një qasje të strukturuar dhe të vazhdueshme në menaxhimin e risqeve që lidhen me informacionin.

Për me tepër:

Politika e Sigurisë së Informacionit, është një dokument kryesor që përfshin kontrollet e sigurisë dhe procedurat operative për sistemet dhe mjetet e informacionit, dhe që rishikohet vazhdimisht ne vijim të çdo ndryshimi që do të ndikojë në nivelin e sigurisë të sistemeve. “Politika e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit”

ISO Certification