- 16 September 2025
IdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
Në vijim të angazhimit të pandërprerë për të rritur cilësinë dhe standardin e shërbimit, si dhe për të investuar në zhvillimin profesional të stafit, IdentiTek organizoi së fundmi një trajnim të dedikuar mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Menaxhimin e Aftësive Ndërpersonale.
Ky trajnim u zhvillua me synimin për të përmirësuar aftësitë praktike të punonjësve në mjedisin e përditshëm të punës, duke krijuar një kulturë bashkëpunimi më të fortë dhe një qasje më profesionale ndaj qytetarëve. Programi u fokusua në disa aspekte thelbësore:
-
Zhvillimin e aftësive të komunikimit efektiv me qytetarët dhe kolegët.
-
Nxitjen e bashkëpunimit në grup dhe ndarjes së përgjegjësive.
-
Menaxhimin efikas të situatave të përditshme dhe zgjidhjen e sfidave.
-
Rritjen e profesionalizmit dhe etikës së shërbimit publik.
Ky trajnim kontribuoi në forcimin e aftësive ndërpersonale të stafit, duke i ndihmuar ata të ofrojnë një shërbim më cilësor, me korrektësi dhe transparencë. Përmes tij, punonjësit u pajisën me mjete praktike dhe teknika që i ndihmojnë të përballojnë situata të ndryshme me profesionalizëm dhe qetësi.
Synimi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimit dhe garantimi i një eksperience sa më të shpejtë, të sigurt dhe të standardizuar për çdo qytetar që i drejtohet zyrave të IdentiTek.
Njoftimet e fundit
-
-
-
13 January 2026Njoftim!
-
06 January 2026Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
25 December 2025
Njoftim!
-
12 November 2025IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
-
27 October 2025Thirrje për ofrues shërbimesh
-
16 September 2025IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
-
-
25 June 2025Thirrje për ofrues shërbimesh