logo

Rreth Nesh

IdentiTek është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. E vetmja kompani në Shqipëri që ofron shërbimin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë dhe/ose shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.

Na kontaktoni
Kush jemi ne

Dokumente Biometrike: Çelësi juaj për një Identitet të besueshëm

Biometric Document

Ne sigurojmë shërbimet e identifikimit biometrik, duke garantuar standardet më të larta të sigurisë dhe besueshmërisë. IdentiTek është një shoqëri aksionare, e vetmja në Shqipëri që ofron aplikimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.

Selia qendrore e IdentiTek ndodhet në Tiranë, ndërsa aktiviteti ynë shtrihet në të gjithë territorin e vendit, si edhe në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit (Ambasada dhe Konsullata).

Misioni & Vizioni

Identiteti Juaj, Integriteti Ynë

image

Misioni ynë

Të ofrojmë shërbime të një niveli të lartë sigurie, me integritet, të specializuar dhe në përmirësim të vazhdueshëm për prodhimin e dokumenteve biometrike në përputhje me standardet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, për shtetasit shqiptarë brenda dhe jashtë vendit dhe shtetasit e huaj që jetojnë në Shqipëri.

Vizioni ynë

Të jemi lider në fushën e shërbimeve të identifikimit biometrik. Synojmë të ndërtojmë një standard dhe reputacion të padiskutueshëm për cilësi dhe profesionalizëm, duke u angazhuar në inovacionin e vazhdueshëm dhe ofrimin e zgjidhjeve të avancuara teknologjike.

image

ADMINISTRATORI

Silda Anagnosti

Silda Anagnosti Çepe

Administrator i Identitek

Znj. Silda Anagnosti Çepe ka mbajtur pozicionin e zëvendësministres së Punëve të Jashtme. Gjithashtu, ajo është këshilltare bashkiake e Tiranës dhe kryetare e Aleancës Kombëtare të Këshilltarëve Bashkiakë. Ka qenë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit.

Ajo vjen nga një eksperiencë mbi 20-vjeçare si juriste në fushën e sigurisë dhe të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në draftimin e legjislacionit të ri, agjendën e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e projekteve në fushën e drejtësisë. Është anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Znj. Anagnosti ka një eksperiencë të plotë si në qeverisje, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare. Ajo ka shërbyer si Drejtoreshë e Kabinetit të Ministrisë së Brendshme dhe, më parë, Këshilltare Ligjore në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri për portofolin e të drejtave të njeriut dhe sigurisë. Znj. Anagnosti ka shërbyer gjithashtu për 2 vite pranë Qendrës Vatra, duke ofruar mbrojtje për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.

Znj. Anagnosti mban titullin Master Shkencor në Administrim Publik nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës dhe diplomën Jurist nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, ka kryer studime pasuniversitare në Universitetin e Bolonjës (Itali) dhe Universitetin e Lundit (Suedi).

Krahas tyre, ka qenë pika e kontaktit për Shqipërinë për ODIHR dhe Komisionerin kundër Diskriminimit të OSBE-së, duke realizuar raportime në fushën e të drejtave të njeriut, mbrojtjes së minoriteteve dhe grupeve vulnerabël, si dhe për legjislacionin në fushën e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe krimeve të urrejtjes.

Ajo është trajnere e certifikuar nga ODIHR për të drejtat e njeriut, si dhe për vëzhgimin e procesit zgjedhor, ku ka shërbyer edhe si vëzhguese e disa proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe jashtë saj. Përgjatë karrierës së saj, ka marrë trajnime nga institucione prestigjioze në fushën e sigurisë dhe legjislacionit ndërkombëtar, negociatave diplomatike, protokollit diplomatik, të drejtave të njeriut, menaxhimit të projekteve, kundër shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes, luftës ndaj dhunës në familje dhe luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

VIJA HISTORIKE E PËRMBLEDHUR
E DOKUMENTEVE TË IDENTITETIT DHE PASAPORTAVE

Prodhimi i dokumenteve biometrike në Shqipëri

1810
1839
1861
1912
1915
1920
1922
1925
1931
1944

Initial title for the selected year will appear here.

Initial text for the selected year will appear here.

image
1810

ZYRAT TONA BRENDA DHE JASHTË KUFIJVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË!

Rrjeti i zyrave të aplikimit dhe shpërndarjes ka një shtrirje gjeografike të tillë që t’i mundësojë çdo qytetari një shërbim lehtësisht të aksesueshëm.

*♿ Ky simbol tregon se zyra është e përshtatshme dhe e aksesueshme për personat me aftësi ndryshe.