KARRIERA JOTE NIS KËTU
EJA PUNO ME NE!
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj
përmes mundësive të rritjes dhe sfidave profesionale.
Njoftimet e Reja
Nga IdentiTek
IdentiTek SH.A është një shoqëri aksionare me standarde të larta sigurie, e vetmja në Shqipëri që ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
THIRRJE PËR OFRUES SHËRBIMESH: Trajnim mbi “Komunikimin efektiv dhe aftësitë ndërpersonale” për Zyrat e Aplikimit Tiranë – IdentiTek SHA
IdentiTek SHA kërkon të kontraktojë një organizatë/kompani për ofrimin e trajnimit “Komunikimi efektiv dhe aftësitë ndërpersonale” për punonjësit e Zyrave të Aplikimit në Tiranë.
Lexo më shumëShërbimi më i ri nga Identitek: Kuponi elektronik, tani kudo dhe në çdo kohë
Identitek, kompania shtetërore për prodhimin e dokumenteve biometrike, prezanton shërbimin më të ri që vjen në ndihmë të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit: kuponi elektronik online.
Lexo më shumëShqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të ICAO
Shqipëria anëtarësohet në Drejtorinë e Çelësave Publikë (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), si vendi i 99-të, që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Lexo më shumëRisi nga IdentiTek, kartë identiteti në vetëm 3 ditë!
IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, sjell një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, kartën e identitetit të shpejtë! Falë këtij shërbimi, çdo qytetar shqiptar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda vetëm 3 ditëve.
Lexo më shumëIdentitek me Zyrat Mobile në Itali
Identitek, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Milano, do të ofrojë shërbimin e zyrave mobile...
Lexo më shumëShërbim i dedikuar telefonik
Për të ndihmuar në procesin e pajisjes me dokumente biometrike dhe për të garantuar një shërbim më të shpejtë.....
Lexo më shumëPyetjet më të shpeshta
Keni pyetje? Këtu janë pyetjet më të shpeshta për t’ju ndihmuar të gjeni lehtësisht atë çfarë kërkoni.
Kuponi mund të blihet në çdo degë të Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare e-kupon.identitek.al.
Pasaporta shqiptare ka vlefshmëri 10 vjet për të rriturit dhe 5 vjet për fëmijët nën 16 vjeç. Rinovimi i pasaportës mund të bëhet deri në 3-6 muaj para datës së skadencës, varësisht nga vendi ku do të udhëtoni.
Për të rinovuar pasaportën nevojitet karta e identitetit e vlefshme dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare ose online në faqen e-kupon.identitek.al.
Aplikimi dhe tërheqja e pasaportës biometrike për fëmijët nën 16 vjeç duhet të kryhen në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personit të autorizuar me prokurë, ku është specifikuar tagri përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin: një dokument identifikimi të vlefshëm të prindit, kuponin elektronik dhe certifikatën familjare
Nuk është e nevojshme të bëhet rezervim paraprak për takim në zyrat e Identitek; mjafton të paraqiteni me dokumentacionin përkatës gjatë orarit zyrtar.
Për aplikimin për herë të parë për pasaportë ose kartë identiteti nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm , Formulari i Vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit , i cili plotësohet online në portalin e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: "Aplikim për Kartë Identiteti dhe Pasaportë / Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës", si dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare, në zyrat e Identitek, ose online në faqen e-kupon.identitek.al.