KARRIERA JOTE NIS KËTU
EJA PUNO ME NE!
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj
përmes mundësive të rritjes dhe sfidave profesionale.
Njoftimet e Reja
Nga IdentiTek
IdentiTek SH.A është një shoqëri aksionare me standarde të larta sigurie, e vetmja në Shqipëri që ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
Njoftim!
Nga data 30 dhjetor, zyrat e aplikimit IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9 ndryshojnë vendndodhje
Lexo më shumëNjoftim!
Ditën e premte, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura nga ora 09:00 – 12:00 në 12 qarqet kryesore të vendit.
Lexo më shumëIdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
Identiteti digjital, platforma që u jep mundësinë për të kryer veprime nga çdo vend dhe në çdo kohë.
Lexo më shumëThirrje për ofrues shërbimesh
“Ndërtimin e ekipeve me performancë të lartë përmes vizionit dhe energjisë pozitive”
Lexo më shumëIdentiTek zhvillon trajnim mbi Bashkëpunimin, Komunikimin dhe Aftësitë Ndërpersonale
Në vijim të angazhimit të pandërprerë për të rritur cilësinë dhe standardin e shërbimit.
Lexo më shumëIdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
Gjurmo Dokumentin, u mundëson qytetarëve shqiptarë të ndjekin ecurinë e dokumenteve të identifikimit
Lexo më shumëPyetjet më të shpeshta
Keni pyetje? Këtu janë pyetjet më të shpeshta për t’ju ndihmuar të gjeni lehtësisht atë çfarë kërkoni.
Kuponi mund të blihet në çdo degë të Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare e-kupon.identitek.al.
Pasaporta shqiptare ka vlefshmëri 10 vjet për të rriturit dhe 5 vjet për fëmijët nën 16 vjeç. Rinovimi i pasaportës mund të bëhet deri në 3-6 muaj para datës së skadencës, varësisht nga vendi ku do të udhëtoni.
Për të rinovuar pasaportën nevojitet Letërnjoftimi Elektronik e vlefshme dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare ose online në faqen e-kupon.identitek.al.
Aplikimi dhe tërheqja e pasaportës biometrike për fëmijët nën 16 vjeç duhet të kryhen në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personit të autorizuar me prokurë, ku është specifikuar tagri përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin: një dokument identifikimi të vlefshëm të prindit, kuponin elektronik dhe certifikatën familjare
Nuk është e nevojshme të bëhet rezervim paraprak për takim në zyrat e Identitek; mjafton të paraqiteni me dokumentacionin përkatës gjatë orarit zyrtar.
Për aplikimin për herë të parë për pasaportë ose Letërnjoftim Elektronik nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm , Formulari i Vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit , i cili plotësohet online në portalin e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: "Aplikim për Letërnjoftim Elektronik dhe Pasaportë / Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës", si dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare, në zyrat e Identitek, ose online në faqen e-kupon.identitek.al.