- 18 September 2026
Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 (një) Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë, niveli Master Shkencor, në shkencat juridike ose ekonomike;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vjet në punë të ngjashme (në sektorin publik);
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet në punë pozicion drejtues;
- Të ketë aftësi të mira analitike, strategjike dhe organizative;
- Të ketë aftësi të mira menaxheriale, komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Drejton dhe menaxhon punën në Departament, vendos prioritetet e punës dhe sigurohet për zbatimin e tyre.
- Mbikëqyr hartimin e regjistrit vjetor të prokurimeve publike, bazuar në parashikimet e nevojave të çdo departamenti.
- Përgjigjet për koordinimin dhe organizimin brenda departamentit të procedurave të prokurimit, me qëllim realizimin e tyre sipas afateve të parashikuara.
- Merr pjesë në komisione si Njësi/KVO/KSHA, sipas rastit.
- Kërkon nga departamentet e tjera evidentimin e procedurave të prokurimit sipas prioriteteve, me qëllim realizimin e tyre brenda afateve të planifikuara.
- Monitoron dhe koordinon brenda departamentit hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi për prokurimet publike.
- Monitoron dhe verifikon plotësimin e dosjeve të procedurave të prokurimit, me qëllim arkivimin e tyre sipas ligjit.
- Përgjigjet për hartimin e raporteve periodike, ose sipas kërkesës, për Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe institucionet e tjera të përfshira në proces, mbi respektimin e procedurave.
- Shpërndan punën në Departament për të siguruar realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave, si dhe arritjen e objektivave të planifikuara.
- Koordinon punën në Departament në funksion të kërkesave nga institucione të treta, si Agjencia e Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik etj., me qëllim përgjigjen në kohë dhe në përputhje me legjislacionin.
- Udhëzon stafin për përmbushjen e objektivave, si dhe përgjigjet për mbarëvajtjen e punës në Departament.
- Gjatë kryerjes së detyrës, zbaton politikat e brendshme të shoqërisë, të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara, dhe kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore dhe rregullorja e brendshme e shoqërisë, me profesionalizëm dhe përkushtim.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje mbi edukimin dhe përvojën e punës, në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected], ose me postë në adresën:
“IdentiTek” sh.a.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Rruga “Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimit: 25.09.2026.
Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
01 September 2026Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-