- 03 August 2026
Kërkohet Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet: 1 (një) Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar studimet e nivelit “Master i Shkencave”, në një nga fushat: teknologji informacioni; informatikë; shkenca kompjuterike; inxhinieri informatike apo kompjuterike.
- Të posedojë certifikime TIK nga struktura të njohura ndërkombëtarisht.
- Të ketë mbi 10 (dhjetë) vite përvojë pune, si drejtues i nivelit te mesëm ose 5 (pesë) vite si drejtues i nivelit të lartë.
- Të ketë përvojë të dokumentuar në drejtimin, koordinimin ose mbikëqyrjen e proceseve, strukturave apo projekteve në fushën e teknologjisë së informacionit, digjitalizimit, sistemeve të informacionit ose sigurisë së informacionit.
- Kandidati duhet të ketë përvojë të dokumentuar në të paktën një nga fushat e mëposhtme:
- drejtimin, koordinimin ose mbikëqyrjen e një strukture të teknologjisë së informacionit;
- menaxhimin e projekteve të digjitalizimit ose të sistemeve të informacionit;
- planifikimin dhe monitorimin e kontratave për zhvillimin, mirëmbajtjen ose suportin e sistemeve IT;
- mbikëqyrjen e ofrimit të shërbimeve IT dhe të marrëveshjeve të nivelit të shërbimit – SLA;
- menaxhimin e vazhdimësisë së punës, sigurisë së informacionit, mbrojtjes së të dhënave ose menaxhimit të incidenteve;
- koordinimin e projekteve që përfshijnë baza të dhënash, infrastrukturë teknologjike, sisteme kritike ose shërbime elektronike.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
PËRGJEGJËSI
Drejtori i Divizionit të Sistemeve Informatike (DSI) është përgjegjës për drejtimin strategjik, administrimin dhe zhvillimin e të gjithë funksionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë së Informacionit në shoqëri. Në këtë cilësi, drejtori udhëheq dhe koordinon veprimtarinë e të gjithë Departamenteve dhe punonjësve që ka në varësi. Ky rol ka përgjegjësi strategjike për garantimin e funksionimit të qëndrueshëm, të sigurt dhe inovativ të infrastrukturës teknologjike të shoqërisë, duke siguruar që arkitektura e sistemeve, siguria kibernetike, mbrojtja e informacionit dhe transformimi digjital të jenë në përputhje me objektivat strategjikë, kërkesat ligjore, standardet ndërkombëtare dhe nevojat operacionale të biznesit.
Drejtori i DSI-vepron si partner strategjik i drejtimit të shoqërisë në planifikimin e investimeve teknologjike, menaxhimin e risqeve të teknologjisë së informacionit, zhvillimin e kapaciteteve organizative dhe promovimin e inovacionit, duke siguruar një ekuilibër ndërmjet efikasitetit operacional, sigurisë së informacionit dhe vazhdimësisë së biznesit.
- Qeverisja dhe Strategjia e Teknologjisë së Informacionit
- Harton, propozon dhe zbaton strategjinë e Teknologjisë së Informacionit dhe transformimit digjital, në përputhje me objektivat strategjikë të shoqërisë.
- Siguron harmonizimin e investimeve, arkitekturës teknologjike dhe zhvillimeve informatike me nevojat operacionale dhe strategjike të biznesit.
- Harton dhe administron planin e investimeve dhe buxhetin e divizionit, duke garantuar përdorimin efektiv të burimeve financiare dhe teknologjike.
- Monitoron performancën e sistemeve informatike dhe identifikon mundësi për optimizim, inovacion dhe përmirësim të vazhdueshëm.
- Menaxhimi i Infrastrukturës dhe Sistemeve Informatike
- Drejton zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës teknologjike, rrjeteve, platformave dhe sistemeve informatike të shoqërisë.
- Siguron disponueshmërinë, integritetin, performancën dhe vazhdimësinë operacionale të sistemeve kritike.
- Mbikëqyr implementimin e teknologjive të reja dhe modernizimin e vazhdueshëm të infrastrukturës së TI-së.
III. Siguria Kibernetike dhe Siguria e Informacionit
- Siguron zhvillimin dhe zbatimin e politikave, standardeve dhe kontrolleve për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e informacionit.
- Mbikëqyr proceset e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të risqeve të Teknologjisë së Informacionit dhe sigurisë së informacionit.
- Siguron zbatimin e masave për vazhdimësinë e biznesit, rikuperimin nga incidentet dhe reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike.
- Garanton mbrojtjen e aseteve informative dhe konfidencialitetin, integritetin dhe disponueshmërinë e informacionit.
- Pajtueshmëria dhe Qeverisja e IT-së
- Siguron që sistemet, proceset dhe aktivitetet e Teknologjisë së Informacionit të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, aktet e brendshme dhe standardet ndërkombëtare të zbatueshme.
- Harton dhe monitoron politikat, procedurat dhe modelet e qeverisjes së Teknologjisë së Informacionit.
- Bashkëpunon me auditimin, autoritetet kompetente dhe strukturat e kontrollit për çështje që lidhen me Teknologjinë e Informacionit dhe Sigurinë e Informacionit.
- Menaxhimi i Projekteve dhe Transformimit Digjital
- Drejton projektet strategjike të Teknologjisë së Informacionit dhe transformimit digjital, duke garantuar planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e tyre sipas praktikave më të mira të menaxhimit të projekteve.
- Promovon inovacionin teknologjik dhe identifikon zgjidhje që rrisin efikasitetin, cilësinë e shërbimeve dhe produktivitetin e shoqërisë.
- Menaxhon proceset organizative të ndryshimit që lidhen me implementimin e teknologjive dhe proceseve të reja.
- Menaxhimi i Strukturës Organizative dhe Burimeve Njerëzore
- Drejton dhe koordinon veprimtarinë e Departamentit të Sigurisë Kibernetike dhe Sistemeve të Komunikimit, Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital dhe Departamentit të Sigurisë së Informacionit, duke siguruar bashkëpunim efektiv ndërmjet tyre.
- Menaxhon stafin e divizionit, duke planifikuar burimet njerëzore, organizimin e punës dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale.
- Siguron rekrutimin, zhvillimin profesional, vlerësimin e performancës, motivimin dhe ndërtimin e një kulture organizative të bazuar në profesionalizëm, bashkëpunim, inovacion dhe përgjegjshmëri.
- Delegon përgjegjësi, monitoron realizimin e objektivave dhe siguron përdorimin efektiv të burimeve njerëzore dhe materiale.
VII. Bashkëpunimi Institucional dhe Raportimi
- Bashkëpunon me drejtuesit e njësive organizative për të identifikuar nevojat teknologjike dhe për të ofruar zgjidhje që mbështesin objektivat e shoqërisë.
- Përgatit raporte, analiza dhe rekomandime strategjike për Administratorin dhe organet drejtuese mbi performancën, investimet, risqet dhe zhvillimet në Teknologjinë e Informacionit.
- Përfaqëson divizionin në marrëdhëniet me institucione, partnerë, auditorë dhe palë të tjera të interesuara për çështje që lidhen me Teknologjinë e Informacionit.
VIII. Detyrime të Përgjithshme
- Ndjek zhvillimet më të fundit në Teknologjinë e Informacionit, sigurinë kibernetike dhe transformimin digjital, duke përditësuar vazhdimisht njohuritë profesionale.
- Zbaton dhe siguron respektimin e legjislacionit në fuqi, akteve nënligjore, rregulloreve, politikave dhe procedurave të brendshme të shoqërisë.
- Kryen çdo detyrë tjetër që lidhet me funksionin e tij, sipas kërkesave të Administratorit dhe akteve rregullatore të shoqërisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 14.08.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-