KARRIERA JOTE NIS KËTU
EJA PUNO ME NE!
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj
përmes mundësive të rritjes dhe sfidave profesionale.
Njoftimet e Reja
Nga IdentiTek
IdentiTek SH.A është një shoqëri aksionare me standarde të larta sigurie, e vetmja në Shqipëri që ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Sarandë
Saranda ishte stacioni i rradhës i Administratores së Përgjithshme të IdentiTek Silda Anagnosti Çepe për të përmirësuar infrastrukturën dhe logjistikën në zyrën e qytetit.
Lexo më shumëFirmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Vlorë
IdentiTek ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Vlorës, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit institucional.
Lexo më shumëNJOFTIM PËR TËRHEQJEN DHE APLIKIMET E DOKUMENTEVE PËR QYTETARËT E TROPOJËS DHE PUKËS
IdentiTek njofton qytetarët e zonave Tropojë – Pukë se, për shkak të punimeve në rrjetin e energjisë elektrike, më datat 12–13 mars nuk do të jetë e mundur kryerja e aplikimeve dhe tërheqja e dokumenteve biometrike gjatë orarit 08:00 – 16:00.
Lexo më shumëNjoftim për tërheqjen e dokumenteve biometrike gjatë ditëve të festave të marsit.
IdentiTek informon qytetarët se, për shkak të ditëve të festave zyrtare gjatë muajit mars, janë bërë disa përshpejtime në datat e tërheqjes së dokumenteve biometrike për qytetarët që kanë aplikuar me procedurë standarde.
Lexo më shumëNJOFTIM!
Duke filluar nga data 30.01.2026, Zyra e Aplikimeve Ura Vajgurore (ZA 005) do të transferohet.
Lexo më shumëPër trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”
Organizimi i një trajnimi gjithëpërfshirës për të gjithë stafin e IdentiTek përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe të munguar prej kohësh, i cili do të shërbejë si pikë referimi për unifikimin e vizionit, forcimin e kulturës së përbashkët institucionale, paraqitja e arritjeve dhe projekteve gjatë.
Lexo më shumëPyetjet më të shpeshta
Keni pyetje? Këtu janë pyetjet më të shpeshta për t’ju ndihmuar të gjeni lehtësisht atë çfarë kërkoni.
Kuponi mund të blihet në çdo degë të Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare e-kupon.identitek.al.
Pasaporta shqiptare ka vlefshmëri 10 vjet për të rriturit dhe 5 vjet për fëmijët nën 16 vjeç. Rinovimi i pasaportës mund të bëhet deri në 3-6 muaj para datës së skadencës, varësisht nga vendi ku do të udhëtoni.
Për të rinovuar pasaportën nevojitet karta e identitetit e vlefshme dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare ose online në faqen e-kupon.identitek.al.
Aplikimi dhe tërheqja e pasaportës biometrike për fëmijët nën 16 vjeç duhet të kryhen në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personit të autorizuar me prokurë, ku është specifikuar tagri përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin: një dokument identifikimi të vlefshëm të prindit, kuponin elektronik dhe certifikatën familjare
Nuk është e nevojshme të bëhet rezervim paraprak për takim në zyrat e Identitek; mjafton të paraqiteni me dokumentacionin përkatës gjatë orarit zyrtar.
Për aplikimin për herë të parë për pasaportë ose kartë identiteti nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm , Formulari i Vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit , i cili plotësohet online në portalin e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: "Aplikim për Kartë Identiteti dhe Pasaportë / Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës", si dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare, në zyrat e Identitek, ose online në faqen e-kupon.identitek.al.