- 01 September 2026
Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet: 1 (një) Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit pranë Departamentit të Aplikimit
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë përvojë punë mbi 3 (tre) vite;
- Të ketë njohuri për paketën office;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Ofron informacion të saktë dhe të përditësuar për procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat, afatet e përpunimit dhe tërheqjes së dokumenteve, si dhe për çdo çështje tjetër që lidhet me shërbimet e ofruara.
- Menaxhon komunikimin me qytetarët përmes telefonit, adresës elektronike zyrtare (info) dhe komunikimit shkresor, duke trajtuar në mënyrë profesionale kërkesat, ankesat, sugjerimet dhe problematikat e tyre.
- Regjistron, klasifikon dhe ndjek në sistem kërkesat dhe ankesat e qytetarëve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre, duke informuar mbi statusin dhe ecurinë e tyre, si dhe zhvillon telefonata dalëse për ndjekjen e kërkesave (follow-up), prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, caktimin e takimeve dhe ofrimin e mbështetjes ndaj klientit, nëpërmjet një komunikimi profesional dhe efektiv.
- Identifikon dhe orienton kërkesat e qytetarëve drejt strukturave të brendshme dhe të jashtme të shoqërisë, sipas natyrës së tyre, si dhe koordinon dhe ndjek problematikat e raportuara deri në adresimin e tyre.
- Koordinon dhe raporton problematikat e hasura nga operatorët në përfaqësitë diplomatike, duke bashkëpunuar me strukturat qendrore për analizimin dhe zgjidhjen e tyre.
- Ndjek dhe monitoron projektet dhe aktivitetet e zhvilluara në përfaqësitë diplomatike, duke siguruar respektimin e afateve, procedurave dhe standardeve operative të përcaktuara.
- Bashkëpunon me Supervizorin e Shërbimeve të Aplikimit për përgatitjen, koordinimin dhe administrimin e elementeve organizative dhe administrative të stafit.
- Administron pajisjet MEVA, duke përfshirë instalimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e funksionimit të tyre gjatë proceseve të aplikimit.
- Organizon, koordinon dhe monitoron realizimin e shërbimeve mobile, duke siguruar zbatimin e tyre sipas planifikimit dhe standardeve të përcaktuara.
- Analizon problematikat dhe feedback-un e qytetarëve dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve, shërbimeve dhe mënyrës së komunikimit me ta.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet e kryera, kërkesat dhe ankesat e trajtuara, statusin e aplikimeve, problematikat e evidentuara dhe masat e marra, duke siguruar monitorim dhe analizë efektive të performancës së departamentit.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj mund të ndryshohen ose plotësohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare të shoqërisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje mbi edukimin dhe përvojën e punës, në mënyrë elektronike në adresën e emailit: [email protected], ose me postë në adresën:
“IdentiTek” sh.a.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Rruga “Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake
Tiranë, Shqipëri
Afati për dorëzimin e aplikimeve: 08.09.2026
Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
-