- 11 August 2026
Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë kërkohet 1 (një) Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
- Diplomë universitare (minimumi Bachelor) në një nga fushat: Administrim Publik / Administrim Biznesi; Shkenca Juridike; Inxhinieri; Menaxhim Risku ose të tjera të ngjashme.
- Minimumi 2–3 vite përvojë të mëparshme pune të ngjashme, lidhur me fushat e administrimit të objekteve, sigurisë fizike, kontrolleve të akseseve apo sistemeve të sigurisë dhe administrimit operacional / logjistik.
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit, Microsoft Office.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Kontrollon dhe verifikon regjistrat e mbajtur nga personeli i sigurisë fizike lidhur me hyrjet-daljet e vizitorëve dhe automjeteve në institucion.
- Siguron saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të regjistruara në librat fizikë dhe/ose sistemet elektronike të aksesit.
- Evidenton parregullsitë dhe propozon masa korrigjuese.
- Konsolidon raportet periodike mbi hyrjet-daljet e personave dhe automjeteve për Administratorin e Shoqërisë.
- Asiston në planifikimin dhe organizimin e turneve të personelit të sigurisë fizike.
- Asiston në procesin e aktivizimit/çaktivizimit të kartave të aksesit për punonjës dhe persona të autorizuar, sipas miratimeve përkatëse, si dhe aktivizon, çaktivizon dhe modifikon të drejtat e aksesit në sistem.
- Merr pjesë aktive në grupe pune për hartimin e kërkesave teknike dhe specifikimeve për shërbime apo sisteme, si dhe për monitorimin e zbatimit të kontratave për shërbime të sigurisë dhe shërbime të tjera mbështetëse, për të garantuar përmbushjen e detyrimeve kontraktore dhe standardeve të shërbimit.
- Raporton për mosrespektimin e kushteve kontraktore dhe propozon masa për përmirësim.
- Monitoron funksionimin e sistemeve të sigurisë fizike (CCTV, kontroll aksesesh, alarme etj.), identifikon defektet apo mosfunksionimet dhe ndërmerr veprime për zgjidhje ose eskalim, sipas procedurës.
- Merr pjesë në hartimin/përditësimin e procedurave të brendshme të sigurisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: 18.08.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
-
-
-