logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 19 November 2026

    Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Kujdesit ndaj Klientit në Departamentin e Aplikimeve

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

    Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet: 1 (një) Specialist pranë Sektorit të Kujdesit ndaj Klientit në Departamentin e Aplikimeve.

    KËRKESA

    • - Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
    • - Të ketë përvojë pune mbi 3 (tre) vite;
    • - Të ketë njohuri për paketën office;
    • - Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.

    PËRGJEGJËSI

    1. 1. Ofron informacion të saktë dhe të përditësuar për procedurat e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm, tarifat, afatet e përpunimit dhe tërheqjes së dokumenteve, si dhe për çdo çështje tjetër që lidhet me shërbimet e ofruara.
    2. 2. Menaxhon komunikimin me qytetarët përmes telefonit, adresës elektronike zyrtare (info) dhe komunikimit shkresor, duke trajtuar në mënyrë profesionale kërkesat, ankesat, sugjerimet dhe problematikat e tyre.
    3. 3. Regjistron, klasifikon dhe ndjek në sistem kërkesat dhe ankesat e qytetarëve deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre, duke informuar mbi statusin dhe ecurinë e tyre, si dhe zhvillon telefonata dalëse për ndjekjen e kërkesave (follow-up), prezantimin e produkteve dhe shërbimeve, caktimin e takimeve dhe ofrimin e mbështetjes ndaj klientit, nëpërmjet një komunikimi profesional dhe efektiv.
    4. 4. Identifikon dhe orienton kërkesat e qytetarëve drejt strukturave të brendshme dhe të jashtme të shoqërisë, sipas natyrës së tyre, si dhe koordinon dhe ndjek problematikat e raportuara deri në adresimin e tyre.
    5. 5. Koordinon dhe raporton problematikat e hasura nga operatorët në përfaqësitë diplomatike, duke bashkëpunuar me strukturat qendrore për analizimin dhe zgjidhjen e tyre.
    6. 6. Ndjek dhe monitoron projektet dhe aktivitetet e zhvilluara në përfaqësitë diplomatike, duke siguruar respektimin e afateve, procedurave dhe standardeve operative të përcaktuara.
    7. 7. Bashkëpunon me Supervizorin e Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit për përgatitjen, koordinimin dhe administrimin e elementeve organizative dhe administrative të stafit.
    8. 8. Administron pajisjet MEVA, duke përfshirë instalimin, mirëmbajtjen dhe monitorimin e funksionimit të tyre gjatë proceseve të aplikimit.
    9. 9. Organizon, koordinon dhe monitoron realizimin e shërbimeve mobile, duke siguruar zbatimin e tyre sipas planifikimit dhe standardeve të përcaktuara.
    10. 10. Analizon problematikat dhe feedback-un e qytetarëve dhe propozon masa për përmirësimin e proceseve, shërbimeve dhe mënyrës së komunikimit me ta.
    11. 11. Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet e kryera, kërkesat dhe ankesat e trajtuara, statusin e aplikimeve, problematikat e evidentuara dhe masat e marra, duke siguruar monitorim dhe analizë efektive të performancës së departamentit.
    12. 12. Detyrat dhe përgjegjësitë e tij/saj mund të ndryshohen ose plotësohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare të shoqërisë.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të shprehin interesin nëpërmjet njërës prej mënyrave të mëposhtme:

    • - ngarkimin e CV-së në seksionin e dedikuar në faqen zyrtare IdentiTek për vendet vakante në link-un https://identitek.al/karriera;
    • - dërgimin e CV-së elektronikisht në adresën [email protected], duke cituar në subjekt titullin e pozicionit për të cilin aplikohet;
    • - dërgimin e CV-së me postë në adresën: IdentiTek Sh.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake, Tiranë, Shqipëri.

    Dokumenti i CV-së duhet të paraqitet vetëm në gjuhën shqipe.

    Afati për pranimin e aplikimeve është data 25.11.2026.

     

    Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      09 November 2026
      Kërkohet Operator në Zyrën e Aplikimeve, Poliçan – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      28 October 2026
      Kërkohet Specialist Shërbimi IT pranë Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital, me kontratë 1-vjeçare
    • image
      22 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      15 October 2026
      Kërkohet Sanitar/e pranë Departamentit të Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Aplikimeve Durrës – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet 1 (një) operator/e në zyrën e Elbasanit, pranë Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit.
    • image
      01 September 2026
      Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
    • image
      18 August 2026
      Kërkohet Operator në zyrën Përmet
    • image
      11 August 2026
      Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
    • image
      04 August 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë