- 29 April 2026
Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
KËRKESA
- Diplomë Bachelor ose Master në Teknologjinë e Informacionit, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri të Softuerit ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 1 vit përvojë profesionale në fushën IT-së.
- Eksperiencë profesionale në fushen e shërbimeve IT, përfshirë instalimin, mirëmbajtjen dhe suportin teknik.
- Aftësi për zgjidhjen e problemeve teknike në mënyrë efikase dhe të shpejtë.
- Aftësi të mira komunikuese, veçanërisht në bashkëpunimin me përdoruesit dhe skuadra të tjera.
- Aftësi për të ruajtur harmoninë në ekip dhe për të përmbushur objektivat organizative.
PËRGJEGJËSI
- Bashkëpunon në zgjidhjen e problematikave të mundshme në Zyrat Qëndrore dhe në Zyrat e Regjistrimit, nëpërmjet sistemit "ticket".
- Monitoron trafikun e përditshëm në të gjitha nivelet e arkitekturës së rrjetit.
- Monitoron çdo anomali të mundshme në të gjitha nivelet e arkitekturës së rrjetit.
- Monitoron, implementon dhe përshtat standardet e sigurisë Web Filtering, IDS/IPS, Antivirus, etj në përshtatje me nevojat e biznesit.
- Planifikon dhe përcakton infrastrukturën e rrjetit ( Layer 2 & 3).
- Planifikon dhe përcakton pajisjet rezervë (spare parts) të rrjetit për të mbuluar nevojat e biznesit.
- Planifikon dhe përcakton ndryshime të mundshme për t'u përshtatur me nevojat gjithnjë në ndryshim të standarteve të sigurisë.
- Harton, planifikon, ndryshon dhe përcakton rrjedhën e aplikacioneve (application flows) në përputhje me nevojat e biznesit.
- Bllokon dhe orienton trafikun e padëshiruar.
- Dokumenton Arkitekturën e Rrjetit në disa nivele (HLD, LLD, Physical Topology, Logical Topology).
- Harton, planifikon, përcakton dhe dokumenton planin e adresave IP.
- Përcakton dhe dokumenton shpërndarjen e portave patch panel në përputhje me nevojat e kompanisë.
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme te miratuara.
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërise me profesionalizem dhe përkushtim.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 06.05.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
-
09 April 2026Kërkohet Sanitare në Sektorin e Logjistikës
-
09 April 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-
-
-
-
26 March 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Juridik
-
26 March 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit Juridik
-