- 28 October 2026
Kërkohet Specialist Shërbimi IT pranë Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital, me kontratë 1-vjeçare
IdentiTek Sh.A. është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. E vetmja shoqëri në Shqipëri që ofron shërbimin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë dhe/ose shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet 1 (një) Specialist Shërbimi IT në Sektorin e Sistemeve dhe Aplikimeve, pranë Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital.
KËRKESA
- 1. Diplomë Master në Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike ose fusha të ngjashme;
- 2. Minimumi 5 vite përvojë profesionale në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve web enterprise ose në shërbime IT;
- 3. Njohuri dhe përvojë praktike në C#/.NET dhe JavaScript/TypeScript, si dhe në React ose Angular;
- 4. Përvojë me baza të dhënash relacionale, veçanërisht SQL Server dhe/ose PostgreSQL në mjedise prodhimi;
- 5. Njohuri në zhvillimin dhe integrimin e API-ve/shërbimeve web, si dhe në autentikimin dhe autorizimin e aplikacioneve (token, identitet i federuar);
- 6. Përvojë me platforma cloud dhe shërbime bashkëpunimi, si Azure, Microsoft 365 ose SharePoint, përbën avantazh;
- 7. Përvojë në integrimin ose zbatimin e zgjidhjeve me inteligjencë artificiale, përfshirë chatbot-e të mbështetur në të dhëna ekzistuese, përbën avantazh;
- 8. Certifikime profesionale në zhvillim web/aplikacionesh, shërbime web ose teknologji HTML5, JavaScript e CSS3 (ose ekuivalente aktuale) përbëjnë avantazh;
PËRGJEGJËSI
- 1. Merr pjesë në zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e aplikacioneve dhe shërbimeve digjitale të shoqërisë.
- 2. Garanton funksionimin e qëndrueshëm dhe efikas të shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit, duke monitoruar performancën dhe trajtuar problematikat teknike.
- 3. Mbështet zbatimin e projektit inovativ “AI chatbot”, i cili u mundëson qytetarëve akses të drejtpërdrejtë në informacionin rreth shërbimeve të ofruara nga shoqëria.
- 4. Analizon nevojat e përdoruesve dhe kontribuon në digjitalizimin dhe automatizimin e proceseve të punës.
- 5. Zhvillon dhe mbështet integrimin e sistemeve përmes API-ve dhe shërbimeve web, duke respektuar kërkesat e autentikimit dhe autorizimit.
- 6. Merr pjesë në analizën, zhvillimin, testimin, dokumentimin dhe vendosjen në prodhim të zgjidhjeve digjitale.
- 7. Bashkëpunon me njësitë e shoqërisë dhe partnerët teknikë për realizimin e projekteve të inovacionit digjital.
- 8. Përgatit dokumentacion teknik dhe propozon përmirësime për rritjen e efikasitetit, aksesueshmërisë dhe sigurisë së shërbimeve.
- 9. Detyrat mund të ndryshohen sipas nevojave të institucionit.
Ftohen të gjithë të interesuarit të shprehin interesin nëpërmjet njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- - ngarkimin e CV-së në seksionin e dedikuar në faqen zyrtare IdentiTek për vendet vakante në link-un https://identitek.al/karriera;
- - dërgimin e CV-së elektronikisht në adresën [email protected], duke cituar në subjekt titullin e pozicionit për të cilin aplikohet;
- - dërgimin e CV-së me postë në adresën: IdentiTek Sh.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Tiranë, Shqipëri.
Dokumenti i CV-së duhet të paraqitet vetëm në gjuhën shqipe.
Afati për pranimin e aplikimeve është data 04.11.2026.
Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
-
-
18 September 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
-
-
01 September 2026Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor