- 05 October 2026
Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
“IDENTITEK” Sh.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë sonë kërkohet 1 (një) operator në Zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen, pranë Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit, Departamenti i Aplikimeve.
KËRKESA
-
Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
-
Të ketë eksperiencë pune mbi 1 (një) vit;
-
Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
-
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup;
PËRGJEGJËSI
-
Kryen regjistrimin/shpërndarjen për letërnjoftim elektronik për të gjithë shtetasit, sipas procedurave të miratuara;
-
Kryen shpërndarjen e dokumenteve biometrike në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit, sipas procedurave të miratuara;
-
Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të regjistrimit dhe raporton çdo problem në kohë;
-
Është pjesë e rolit të Infrastrukturës së Çelësit Publik (PKI), si person i caktuar nga një autoritet i kualifikuar, i cili ka rolin për të kryer regjistrimin e të dhënave të shtetasve;
-
Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aplikimit/Shpërndarjes, materialet dhe pajisjet e zyrës etj.;
-
Organizon dhe vendos në dosje dokumentet përkatëse, të ndara në baza mujore;
-
Është përgjegjës për sigurinë fizike të dokumenteve biometrike në Zyrat e Shpërndarjes, sipas procedurave të miratuara;
-
Shpërndan informacionin në kohë me eprorët për raste të proceseve të aplikimit;
-
Krijon një ambient mikpritës për të gjithë personat dhe u shërben atyre me mirësjellje;
-
Gjatë kryerjes së detyrës, zbaton politikat e brendshme të shoqërisë, të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
-
Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë, me profesionalizëm dhe përkushtim;
-
Detyrat e tij/saj mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të shprehin interesin nëpërmjet njërës prej mënyrave të mëposhtme:
· Ngarkimin e CV-së në seksionin e dedikuar në faqen zyrtare IdentiTek për vendet vakante në linkun https://identitek.al/karriera;
· Dërgimin e CV-së elektronikisht në adresën [email protected], duke cituar në subjekt titullin e pozicionit për të cilin aplikohet;
· Dërgimin e CV-së me postë në adresën: IdentiTek Sh.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake, Tiranë, Shqipëri.
Dokumenti i CV-së duhet të paraqitet vetëm në gjuhën shqipe.
Afati për pranimin e aplikimeve është data 12.10.2026.
Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
18 September 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
-
-
01 September 2026Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-
-