KARRIERA JOTE NIS KËTU
EJA PUNO ME NE!
Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni karrierën tuaj
përmes mundësive të rritjes dhe sfidave profesionale.
Njoftimet e Reja
Nga IdentiTek
IdentiTek SH.A është një shoqëri aksionare me standarde të larta sigurie, e vetmja në Shqipëri që ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe/ose shtetasve të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve
IdentiTek, në bashkëpunim me University of New York Tirana, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të krijimit të iniciativave të përbashkëta për mbështetjen e zhvillimit profesional dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës.
Lexo më shumëMarrje me qira e zyre Flagship për Shoqërinë IdentiTek SHA
Shoqëria IdentiTek SHA është në kërkim të marrjes me qira e zyre të tipit “Flagship”, e cila do të shërbejë si hapësirë multifunksionale për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe përfaqësimin institucional të shoqërisë.
Lexo më shumëNjoftim!
Njoftim për aplikimet dhe tërheqjen e dokumenteve gjatë datave 30–31 dhjetor.
Lexo më shumëNjoftim!
Nga data 30 dhjetor, zyrat e aplikimit IdentiTek 5 dhe IdentiTek 8 & 9 ndryshojnë vendndodhje
Lexo më shumëPyetjet më të shpeshta
Keni pyetje? Këtu janë pyetjet më të shpeshta për t’ju ndihmuar të gjeni lehtësisht atë çfarë kërkoni.
Kuponi mund të blihet në çdo degë të Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare e-kupon.identitek.al.
Pasaporta shqiptare ka vlefshmëri 10 vjet për të rriturit dhe 5 vjet për fëmijët nën 16 vjeç. Rinovimi i pasaportës mund të bëhet deri në 3-6 muaj para datës së skadencës, varësisht nga vendi ku do të udhëtoni.
Për të rinovuar pasaportën nevojitet karta e identitetit e vlefshme dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare ose online në faqen e-kupon.identitek.al.
Aplikimi dhe tërheqja e pasaportës biometrike për fëmijët nën 16 vjeç duhet të kryhen në prani të prindit, kujdestarit ligjor ose personit të autorizuar me prokurë, ku është specifikuar tagri përkatës. Dokumentacioni i nevojshëm përfshin: një dokument identifikimi të vlefshëm të prindit, kuponin elektronik dhe certifikatën familjare
Nuk është e nevojshme të bëhet rezervim paraprak për takim në zyrat e Identitek; mjafton të paraqiteni me dokumentacionin përkatës gjatë orarit zyrtar.
Për aplikimin për herë të parë për pasaportë ose kartë identiteti nevojitet një dokument identifikimi i vlefshëm , Formulari i Vetëdeklarimit të Policisë së Shtetit , i cili plotësohet online në portalin e-Albania, duke zgjedhur shërbimin: "Aplikim për Kartë Identiteti dhe Pasaportë / Aplikimi i formularit për lëshim për herë të parë ose rinovim të pasaportës", si dhe kuponi i aplikimit, i cili mund të blihet në çdo zyrë të Postës Shqiptare, në zyrat e Identitek, ose online në faqen e-kupon.identitek.al.