- 15 October 2026
Kërkohet Sanitar/e pranë Departamentit të Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
IdentiTek Sh.A. është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Është e vetmja shoqëri në Shqipëri që ofron shërbimin e aplikimit, prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike për shtetasit shqiptarë dhe/ose shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm në Republikën e Shqipërisë.
Për nevoja të shoqërisë sonë, kërkohet 1 (një) Sanitar/e në Sektorin e Logjistikës, pranë Departamentit të Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
· Të ketë përfunduar të paktën arsimin e detyrueshëm;
· Përgjegjësi dhe përkushtim;
· Të respektojë kodin e etikës në lidhje me komunikimin;
· Fleksibilitet në oraret e punës;
· Të jetë person i besueshëm dhe punëtor.
PËRGJEGJËSI
-
Pastrimi dhe mbajtja pastër e të gjitha zonave brenda ambienteve të shoqërisë. Kjo përfshin fshirjen dhe larjen e zyrave, tualeteve, marrjen e pluhurave dhe pastrime të tjera sipas nevojës.
-
Pastrimi dhe mbajtja pastër e të gjitha zonave rreth ndërtesës.
-
Kujdesi për zëvendësimet në produktet e pastrimit. Përdorimi i tyre vetëm për qëllime pune.
-
Mirëmbajtja dhe shfrytëzimi me efikasitet i të gjitha mjeteve të pastrimit.
-
Njohja dhe zbatimi i standardeve dhe praktikave të sigurisë në punë, si dhe raportimi i menjëhershëm i çdo incidenti apo situate në kundërshtim me to te supervizori/ja.
Ftohen të gjithë të interesuarit të shprehin interesin nëpërmjet njërës prej mënyrave të mëposhtme:
· Ngarkimin e CV-së në seksionin e dedikuar në faqen zyrtare të IdentiTek për vendet vakante, në linkun https://identitek.al/karriera;
· Dërgimin e CV-së elektronikisht në adresën [email protected], duke cituar në subjekt titullin e pozicionit për të cilin aplikohet;
· Dërgimin e CV-së me postë në adresën: IdentiTek Sh.A., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Tiranë, Shqipëri.
Dokumenti i CV-së duhet të paraqitet vetëm në gjuhën shqipe.
Afati për pranimin e aplikimeve është data 22.10.2026.
Do të njoftohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë, të cilët do të kontaktohen brenda një afati maksimal prej tre javësh nga data e përfundimit të afatit për dorëzimin e aplikimeve.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
18 September 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
-
-
01 September 2026Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit Ligjor
-
29 July 2026Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Aplikimit
-