- 12 November 2025
IdentiTek, prezanton platformën e Identitetit Digjital
Identiteti digjital, u prezantua me datë 20 Tetor, tek Innovation Hub, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt trasformimit digjital të jetës sociale dhe ekonomike në Shqipëri.
Me zhvillimet e reja, identiteti si një pjesë thelbësore, që lidh qytetarin me shtetin do të marrë një formë të re nga fizike në digjitale, me të cilin qytetarët, institucionet publike e bizneset, mund të nënshkruajnë, paguajnë dhe të kryejnë veprime të sigurta nga telefoni nga çdo vend, në çdo moment.
Kryeministri Rama tha se Shqipëria tashmë është një vend lider në rajon, sa i përket shërbimeve publike dhe inovacionit, duke krijuar një bazë solide për të imagjinuar transformimet në çdo sektor, falë inovacionit dhe tanimë edhe falë AI.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu theksoi se Identiteti Digjital do të shmangë burokracitë dhe do të ofrojë më shumë besim dhe efikasitet. Siç theksoi ministrja Koçiu, në vitin 2027, Identiteti Digjital do të jetë pjesë e Portofolit Europian të Identitetit Digjital.
Platforma dhe mënyra e funksionimit të Identitetit Digjital, u demostrua live nga administratorja e Identitek, Znj. Freskida Halilaj, e cila shpjegoi në detaje gjithë procesin që duhet të ndjekë çdo qytetar, për përfitimin e Identiteti Dixhital.
Përgjatë eventit u zhvillua dhe një pasnel diskutimi, me temë “Identiteti Digjital në Shqipëri. Përvojat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, mes ekspertësh, nga vende të ndryshme të botës, ku u pëcoll një perspektivë më e gjerë mbi mënyrën se si identiteti digjital po transformon shoqëritë modern, kudo nëpër botë.
Të pranishëm në këtë panel ishin Z. Flavio Brocca, Drejtor i Përgjithshëm i Teknologjisë së Informacionit, në Ministrinë e Brendshme të Argjentinës. Drejtues i projektin “DNI i Ri dhe Pasaporta e Re”, për modernizimin e identitetit digjital. Është përgjegjës për infrastrukturën teknologjike, që mbështet prodhimin e dokumenteve të identitetit dhe pasaportave në Argjentinë; Z. Steffen Schwalm, ekspert tek Global Trust Foundation. Me përvojë të gjatë në dizenjimin, implementimin dhe zhvillimin e ekosistemeve të besueshme digjitale. Është drejtues i lartë për Identitetin Digjital dhe Shërbimet e Besueshmërisë. Fushat e ekspertizës së tij janë në pajtueshmërinë ligjorë të eIDAS dhe eIDAS2.0, identitetin digjital të declertalizuara dhe në ëallet; Bo Harald, ekspert finlandez dhe themelues i MyData Global Network. Pionier në transformimin digjital, “babai” i e-banking. Aktualisht, është këshilltar për EUDW dhe EUDIW si dhe bashkëdrejtues në OWF SIG për ndërveprimin e portofoleve digjitale; Z. Balázs Révész, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, i Vodafone Albania, ku po demostron një vizion strategjik për të ardhmen e kompanisë, me fokus tek inovacioni dhe digjitalizimi. Kryeson Komitetin Dixhital brenda Shoqatës së Investitorëve të Huaj (FIAA) dhe është anëtar i zgjedhur i Këshillit Kombëtar Ekonomik, i drejtuar nga Kryeministri i Shqipërisë.; Z. Florent Tournois, Drejtor i Përgjithshëm i Identitetit Digjital, në Ministrinë e Brendshme franceze, ku kordinon idententitetin digjital dhe portofolin elektronik (ëallet). Gjithashtu, kordinon projektet POTENTIAL dhe APTITUDE, me synimin për të avancuar identitet digjital të sigurt dhe të ndërveprueshëm në Evropë.
Njoftimet e fundit
-
-
-
13 January 2026Njoftim!
-
06 January 2026Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
29 December 2025Njoftim!
-
25 December 2025
Njoftim!
-
27 October 2025Thirrje për ofrues shërbimesh
-
-
16 September 2025IdentiTek prezanton shërbimin e ri “Gjurmo Dokumentin".
-
-
25 June 2025Thirrje për ofrues shërbimesh