logo
logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 19 January 2026

    Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë”

    Për trajnimin me objekt: “Strategjia gjithëpërfshirëse e shoqërisë” për të gjithë stafin e
    shoqërisë.


    Qëllimi i trajnimit dhe pritshmëritë:
    Organizimi i një trajnimi gjithëpërfshirës për të gjithë stafin e IdentiTek përfaqëson një hap të
    rëndësishëm dhe të munguar prej kohësh, i cili do të shërbejë si pikë referimi për unifikimin e
    vizionit, forcimin e kulturës së përbashkët institucionale, paraqitja e arritjeve dhe projekteve gjatë
    vitit 2025 dhe strategjia që do të ndiqet përgjatë vitit 2026.
    Qëllimi i trajnimit:
    Ky trajnim ka për synim të rrisë kapacitetet strategjike të stafit të IdentiTek duke krijuar një kulturë
    të përbashkët pune, të orientuar drejt objektivave gjithëpërfshirëse të shoqërisë. Programi 2-ditor
    fokusohet në:
    1. Kuptimin e konceptit të Strategjisë Gjithëpërfshirëse dhe rëndësinë e saj për IdentiTek;
    2. Forcimin e bashkëpunimit ndërdepartamental;
    3. Unifikimin e vizionit, objektivave dhe qasjeve strategjike;
    4. Rritjen e angazhimit dhe përgjegjshmërisë së stafit në realizimin e strategjisë së shoqërisë.
    Përfitimet e trajnimit:
    1. Rritja e ndërgjegjësimit strategjik në të gjitha nivelet e stafit;
    2. Harmonizimi i proceseve dhe mënyrës së punës ndërmjet departamenteve;
    3. Nxitja e kulturës së përfshirjes, ku secili punonjës kupton rolin dhe kontributin e tij në
    strategjinë e përgjithshme;
    4. Përmirësimi i komunikimit dhe fluksit të informimit në organikën e shoqërisë;
    5. Përgatitja e stafit për të kontribuar në planifikim, zbatim dhe monitorim të objektivave vjetore dhe afatgjata.

    1. Metodologjia e trajnimit
    Metodat e përdorura në trajnim përfshijnë:
    Metoda të kombinuara:
    - Prezantime teorike dhe filmike
    - Diskutime interaktive
    - Punë në grupe
    - Ushtrime praktike
    2. Logjistika e trajnimit
    Ofruesi i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për organizimin e Trajnimit duke patur parasysh:
    - Pjesëmarrja përbëhet nga 325 punonjës të IdentiTek SHA me një kohëzgjatje 2 (dy) ditore,
    gjatë orarit 09:00-16:00.
    - Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe të barabarta për secilën ditë.
    - Tematika e Trajnimit do te jetë e njëjtë për të dyja ditët, por me pjesëmarrës të ndryshëm.
    - Trajnimi do të zhvillohet në Tiranë në një ambjent të përshtatshëm për këtë qëllim i cili
    duhet të përzgjedhet nga ofruesi,
    - Për secilën ditë të trajnimit të përfshihen 2 (dy) coffe break dhe 1 (një) drekë (catering),
    - Ofruesi duhet të pajisë pjesëmarrësit përpara fillimit të trajnimit me agjendën e trajnimit
    dhe materialet didaktike.
    3. Produktet e Pritshme
    Ofruesi i shërbimit pritet të dorëzojë pas shërbimit:
    - Materialet trajnuese (prezantimet, materialet mbështetëse, etj) për temat e mbuluara,
    - Raport përmbledhës pas trajnimeve të kryera,
    - Çertifikatë trajnimi për secilin pjesëmarrës.

    4. Afati Kohor
    Trajnimi do të zhvillohet me një kohëzgjatje 2 (dy) ditore sic detajohet në pikën 2.
    5. Kualifikimet dhe përvoja e ofruesit të shërbimit
    Ofruesi i përzgjedhur duhet të ketë:
    - Liçensë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e trajnimeve.
    - Eksperiencë të provuar në ofrimin e trajnimeve për sektorin publik dhe privat,
    - Eksperiencë në ofrimin e trajnimeve të mëparshme relevante,
    - Ekip trajnues të përbëhet nga trajnerë me përvojë dhe kualifikime të larta.
    6. Dorëzimi i Propozimeve
    Ofruesi i shërbimit duhet të dorëzojë si më poshtë:
    - Dëshmi për shërbime të mëparëshme të ngjashme: Përshkrimi i përvojës së mëparshme të
    ofruesit në projekte të ngjashme me vlerësimin dhe trajnimin e stafit.
    - Ekipi Trajnues: Liçensë/Çertifikime/kualifikime të trajnuesve.
    - Metodologjinë e organizimit të trajnimit: Një shpjegim i detajuar i qasjes që do të përdoret
    për secilën fazë të projektit.
    - Liçensë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e trajnimeve.
    - Ofertën Financiare: Ofertë ekonomike të detajuar për shërbimin e kërkuar, çmim për
    njësi Lekë pa tvsh, të ndarë në zëra për cdo zë shërbimi.
    Propozimet duhet të dorëzohen deri më datë 22 Janar 2026 në adresën: “IdentiTek” SH.A, Rruga
    “Xhanfize Keko”, Ndërtesa 111, Hyrja 1, Tiranë, Albania dhe me email në adresën
    [email protected]
    Dt. 15/01/2026

    Previous Next
    Njoftimet e fundit
    • image
      17 August 2026
      IdentiTek dhe Bashkia Berat nënshkruajnë marrëveshje
    • image
      17 August 2026
      IdentiTek dhe Bashkia Lushnjë nënshkruajnë marrëveshje për shërbime më të aksesueshme për qytetarët
    • image
      13 August 2026
      IdentiTek njofton numrin e ri të Shërbimit të Klientit
    • image
      18 June 2026
      Thirrje për ofrues shërbimi
    • image
      09 April 2026
      Bashkia Tiranë dhe IdentiTek nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve
    • image
      03 April 2026
      IdentiTek riorganizon shërbimet: Ndryshojnë vendndodhjet e disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike (LISTA).
    • image
      01 April 2026
      Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Sarandë
    • image
      27 March 2026
      Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit mes IdentiTek dhe Bashkisë Vlorë
    • image
      12 March 2026
      NJOFTIM PËR TËRHEQJEN DHE APLIKIMET E DOKUMENTEVE PËR QYTETARËT E TROPOJËS DHE PUKËS
    • image
      11 March 2026
      Njoftim për tërheqjen e dokumenteve biometrike gjatë ditëve të festave të marsit.
    • image
      30 January 2026
      NJOFTIM!
    • image
      16 January 2026
      IdentiTek dhe University of New York Tirana nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë