- 03 April 2026
IdentiTek riorganizon shërbimet: Ndryshojnë vendndodhjet e disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike (LISTA).
Shoqëria IdentiTek informon qytetarët se, në kuadër të riorganizimit dhe përmirësimit të kushteve të shërbimit, disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike po ndryshojnë vendndodhjen e tyre.
Në zbatim të Vendimit nr. 75, këto ndryshime synojnë ofrimin e një shërbimi më cilësor dhe më të aksesueshëm. Më poshtë gjeni listën e zyrave të IdentiTek që zhvendosen, së bashku me adresat dhe datat e fillimit të shërbimit:
- Durrës: Zyra e aplikimit në Rajonin 6, është transferuar në Rajonin 5. Adresa e re: Lagjja nr. 17, rruga "Dalip Peza", ndërtesa 32, hyrja 1. Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Pogradec: Zyra e aplikimit në Buçimas është zhvendosur në qytetin e Pogradecit, në Bulevardin "Europa". Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Korçë: Zyra e aplikimit Qendër-Korçë është transferuar në Bulevardin "Shën Gjergji", Lagjja 12. Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Vau i Dejës: Zyra e aplikimit në Bushat është transferuar në Bashkinë Vau i Dejës, në rrugën "Qafa e Gurit". Shërbimi ka nisur më 3 prill.
- Lezhë: Zyra e Shënkollit zhvendoset në Bashkinë Lezhë, te Pallati i Rindërtimit, Lagjja "Besëlidhja". Shërbimi ka nisur më 3 prill.
- Lushnjë: Zyra e Fier-Sheganit transferohet në qytetin e Lushnjës, në rrugën "Uan Kondakçiu", Lagjja "Loni Dhamo". Shërbimi nis më 7 prill.
- Vlorë: Zyra e Orikumit transferohet në Bashkinë Vlorë, në Bulevardin "Ismail Qemali" (pallati pranë "Conad", ish-OSHEE). Shërbimi nis më 8 prill.
Shoqëria bën me dije se ky riorganizim është pjesë e strategjisë për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke filluar nga datat e mësipërme, të gjitha aplikimet për dokumente biometrike (pasaporta dhe karta identiteti) për zonat përkatëse do të ofrohen vetëm në adresat e reja.
IdentiTek falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbetet i angazhuar për të ofruar një përvojë sa më të lehtë dhe cilësore në pajisjen me dokumentet e identifikimit.
Njoftim! Ndryshojnë vendndodhjet e disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike (LISTA)
Ju njoftojmë se në kuadër të riorganizimit dhe përmirësimit të kushteve të shërbimit, disa prej zyrave të aplikimit për dokumente biometrike po ndryshojnë vendndodhjen e tyre.
Në zbatim të Vendimit nr. 75, këto ndryshime synojnë ofrimin e një shërbimi më cilësor dhe më të aksesueshëm. Më poshtë gjeni listën e zyrave të IdentiTek që zhvendosen, së bashku me adresat dhe datat e fillimit të shërbimit:
- Durrës: Zyra e aplikimit në Rajonin 6, është transferuar në Rajonin 5. Adresa e re: Lagjja nr. 17, rruga "Dalip Peza", ndërtesa 32, hyrja 1. Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Pogradec: Zyra e aplikimit në Buçimas është zhvendosur në qytetin e Pogradecit, në Bulevardin "Europa". Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Korçë: Zyra e aplikimit Qendër-Korçë është transferuar në Bulevardin "Shën Gjergji", Lagjja 12. Shërbimi ka nisur më 1 prill.
- Vau i Dejës: Zyra e aplikimit në Bushat është transferuar në Bashkinë Vau i Dejës, në rrugën "Qafa e Gurit". Shërbimi ka nisur më 3 prill.
- Lezhë: Zyra e Shënkollit zhvendoset në Bashkinë Lezhë, te Pallati i Rindërtimit, Lagjja "Besëlidhja". Shërbimi ka nisur më 3 prill.
- Lushnjë: Zyra e Fier-Sheganit transferohet në qytetin e Lushnjës, në rrugën "Uan Kondakçiu", Lagjja "Loni Dhamo". Shërbimi nis më 7 prill.
- Vlorë: Zyra e Orikumit transferohet në Bashkinë Vlorë, në Bulevardin "Ismail Qemali" (pallati pranë "Conad", ish-OSHEE). Shërbimi nis më 8 prill.
Shoqëria bën me dije se ky riorganizim është pjesë e strategjisë për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke filluar nga datat e mësipërme, të gjitha aplikimet për dokumente biometrike (pasaporta dhe karta identiteti) për zonat përkatëse do të ofrohen vetëm në adresat e reja.
IdentiTek falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mbetet i angazhuar për të ofruar një përvojë sa më të lehtë dhe cilësore në pajisjen me dokumentet e identifikimit
.png)

.png)
.png)
.png)

.jpeg)


.png)
-(4).png)
-(3).png)