Shpallet 1 (një) vend vakant - Teknik i Sigurisë së informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Teknik i Sigurisë së informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Inxhinieri Kompjuterike, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme.
- Të ketë eksperiencë punë mbi 1 (një) vit në punë ngjashme.
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Monitoron sistemet e informacionit për shkelje të sigurisë, qasje të paautorizuar dhe aktivitete të papërshtatshme;
- Heton dhe reagon ndaj ngjarjeve të sigurisë menjëherë për të minimizuar dëmet potenciale;
- Identifikon problematika në sistemet e informacionit përmes vlerësimit të rregullt të sigurisë dhe testimit;
- Përcakton prioritete dhe koordinon rregullimin e pabarazive për të zvogëluar rrezikun e shfrytëzimit të Sigurisë së Informacionit;
- Zbaton politika të sigurisë, procedura dhe kontrolle të qasjes për të siguruar përputhjen me standarde të industrisë dhe rregullat;
- Punon për të siguruar përputhjen me rregullore për mbrojtjen e të dhënave dhe politikat e privatësisë së shoqërisë;
- Zbaton masat për të siguruar të dhënat e ndjeshme, duke përfshirë enkriptimin;
- Monitoron njoftimet e sigurisë dhe sigurohet që sistemet dhe softwer-et janë të azhurnuara me përditësimet dhe rregullimet më të fundit;
- Bashkëpunon me ekipet e IT-së, administratorët e rrjetit, dhe ekspertët e sigurisë për të zbatuar masat e sigurisë dhe për të reaguar ndaj ngjarjeve si dhe komunikon në mënyrë efikase me palët teknike dhe jo-teknike për çështjet e sigurisë.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 20.08.2025.