Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist/e i Sigurisë së Informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet: 1 ( Një) Specialist/e i Sigurisë së Informacionit në Departamentin e Sigurisë së Informacionit
KËRKESA
- Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune minimale 2–3 vjet në fushën e IT-së, preferohet në sigurinë e informacionit.
- Njohuri të mira mbi rrjetet kompjuterike, sistemet operative dhe bazat e të dhënave.
- Njohuri mbi standardet dhe praktikat më të mira të sigurisë së informacionit.
- Aftësi analitike dhe zgjidhjeje problemesh.
- Aftësi komunikimi dhe punë në ekip.
- Certifikime të preferueshme: ISO/IEC 27001 Lead Implementer/Lead Auditor.
PËRGJEGJËSI
- Përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe udhëzimeve të sigurisë së informacionit brenda kompanisë.
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon rreziqet e mundshme të sigurisë së informacionit, duke përfshirë analizën e vulnereabiliteteve dhe zhvillimin e strategjive për t'i adresuar ato.
- Monitoron sistemet për shenjat e mundshme të shkeljeve të sigurisë dhe përgjigja ndaj incidenteve, përfshirë hetimin dhe ndërgjegjësimin e përfshirës.
- Zgjedh, implementon dhe menaxhon mjetet teknologjike për sigurinë e informacionit, përfshirë firewall, sisteme antivirus dhe mjete të tjera të mbrojtjes.
- Sigurohet që personeli të jetë i ndërgjegjshëm dhe i trajnuar për rreziqet e mundshme të sigurisë së informacionit dhe përparimin teknologjik në këtë.
- Koordinohet dhe bashkëpunon me departamentet tjera të kompanisë për të siguruar implementimin e sigurt të politikave dhe praktikave të sigurisë në të gjitha nivelet.
- Përditësohet me njohuritë e fundit rreth zhvillimeve në fushën e sigurisë së informacionit dhe implementimi i teknologjive të reja kur është e nevojshme.
- Raporton në mënyrë të rregullt me menaxherin dhe personelin rreth çështjeve të sigurisë së informacionit dhe përgatitja e raporteve të nevojshme.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a. Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 05.09.2025.