Shpallet 1 (një) vend vakant - Menaxher në Departamentin Ligjor
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor.
KËRKESA
- Diplomë Bachelor/Master për Drejtësi.
- Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi pune.
- Të ketë mbi 5 vite eksperiencë të konsoliduar në fushën e drejtësisë.
- Të ketë njohui mbi gjuhën angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.
- Të ketë aftësi për të integruar informacionin me politikat institucionale.
PËRGJEGJËSI
- Verifikon bazueshmerinë ligjore të të gjitha akteve administrative që nënshkruhen nga administratori i shoqërisë;
- Është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve të ndryshme ligjore të shoqërisë përfshirë analiza ligjore, relacione mbi ankimime lidhur me procedura specifike të organizuara nga shoqëria dhe çështje të tjera që mund të dalin gjatë operacioneve të përditshme;
- Ndjek cështjet ligjore në gjykata të ndryhme brenda R.SH. ku është palë shoqëria si dhe organizon punën brenda Departamentit për ndjekjen me efektivitet të tyre;
- Merr pjesë në hartimin e akteve vendimmarrëse që propozon shoqëria për Këshillin Mbikëqyrës dhe/ose Asamblenë e Përgjithshme, duke verifikuar bazueshmërine ligjore;
- Identifikon nevojat për ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të lidhura direkt me aktivitetin e shoqërisë dhe propozon ndryshime;
- Ka përgjegjësinë për të drejtuar, organizuar dhe mbikëqyrur punën e punonjësve të departamentit. Kjo përfshin ndarjen e detyrave, monitorimin e performancës dhe zhvillimin e ekipit;
- Jep mendime me karakter ligjor për akte te hartuara nga Departamente të tjera të shoqërisë;
- Analizon, parashikon dhe identifikon situata potencialisht me risk për shoqërinë në këndveshtrim ligjor;
- Ndihmon në hartimin e politikave dhe procedurave të brendshme të shoqërisë që janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi;
- Përfshihet në negociata dhe hartimin e marrëveshjeve të ndryshme, përfshirë marrëveshje kontraktuale, marrëveshje bashkëpunimi dhe të tjera;
- Ndjek ndryshimet në aktet ligjore dhe nënligjore që lidhen me fushën e aktivitetit të shoqërisë dhe sigurohet që aktet e shoqërisë hartohen në përputhje me to;
- Raporton eprorit direkt dhe/ose Administratorit lidhur me problematika të ndryshme të analizuara dhe verifikuara në aspektin ligjor;
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
- Detyrat e Menaxherit/es së Departamentit Ligjor mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko”, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 18.08.2025.