- 19 April 2024
Shpallet 1 vend vakant Specialist në Departamentin e Prokurimeve në IdentiTek
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100 % shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist në Departamentin e Prokurimeve.
KËRKESA:
- Diplomë Bachelor/Master;
- Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi pune;
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar në fuqi për zhvillimin e procedurave të prokurimeve publike;
- Të ketë njohuri mbi gjuhën angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike;
- Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup.
PËRGJEGJËSI:
- Merr pjesë në hartimin e regjistrit të parashikimit/realizimit të procedurave të prokurimit publik, në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi;
- Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit për punë, mallra dhe shërbime që i nevojiten strukturave të kompanisë sipas legjislacionit të prokurimit publik;
- Harton dhe administron procesverbalin e procedurave të prokurimit, duke krijuar dosje të posaçme për secilin prej tyre dhe duke kontrolluar respektimin e legjislacionit në fuqi;
- Mbledh dhe administron të gjithë dokumentacionin që lidhet me zhvillimin e procedurës deri në përcaktimin e fituesit;
- Komunikon dhe harton raporte periodike, ose sipas kërkesës, për APP-në mbi respektimin e procedurës.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdendiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake – Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit deri në 10 nëntor 2023.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
-
20 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
-
20 January 2026Kërkohet Specialist/e Logjistike
-
14 January 2026Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
09 January 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
-
-
07 January 2026Kërkohet Specialist/e Marketingu
-
07 January 2026Kërkohet Menaxher/e
-
07 January 2026Kërkohet Sanitare