- 19 April 2024
Shpallet 1 vend vakant, Shofer pranë IdentiTek
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 Shofer
KËRKESA
- Diplomë e shkollës së mesme
- Aftësi për të ngarë një automjet me shumë pasagjerë në mënyrë të sigurtë dhe të përshtatshme
- Korrektësi në punë
- Njohuri të rregullave të trafikut dhe rregullave të sigurisë së autostradës për të shmangur aksidentet
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor
- Sjellje serioze
- Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës
- Fleksibilitet për të lëvizur brenda vendit.
PËRGJEGJËSI
- Përdor dhe mirëmban automjetet e transportit me fokus në sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve
- Ndihmon në shpërndarjen e dokumenteve biometrik sipas nevojës në zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes
- Kryen inspektime të përditshme para udhëtimit dhe pas udhëtimit
- Kryen detyra të vogla të mirëmbajtjes në automjet kur është e nevojshme
- Mban rekorde për përdorimin e makinës
- Dokumenton në mënyrë të detajuar rrugët e përshkruara dhe konsumin e karburantit
- Aftësi për të njohur nevojat e mirëmbajtjes së automjeteve.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake – Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit deri më 20.03.2024.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
-
-
-
-
18 September 2026Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
-
-
01 September 2026Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
-
18 August 2026Kërkohet Operator në zyrën Përmet
-
11 August 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
-