- 19 April 2024
Shpallet 1 vend vakant Këshilltar Financiar në IdentiTek
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Këshilltar Financiar
KËRKESA:
- Diplomë Master;
- Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi pune;
- Të hartojë akte të ndryshime, relacione, fjalime të nevojshme për Administratorin me karakter financiar;
- Të sugjerojë/këshillojë departamentin e financës për çështje të rëndësishme vendimmarrëse;
- Të ketë njohuri të menaxhimit të rreziqeve financiare;
- Të ketë njohuri rreth operacioneve të institucioneve financiare.
PËRGJEGJËSI:
- Merr pjesë në grupe pune, komisione të ndryshme të përhershme ose ad-hoc me autorizim të Administratorit;
- Të hartojë projekt-aktet të cilat i paraqiten për miratim Këshillit Mbikëqyrës dhe/ose Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë me natyre strategjike financiare;
- Të sugjerojë/këshillojë departamentin e financës për çështje të rëndësishme vendimmarrëse;
- Të bashkërendojë punën me departamentet e tjera në përgjithësi, dhe në veçanti me departamentin e financës;
- Të komunikojë dhe hartojë raporte periodike, ose sipas kërkesës, për APP-në mbi respektimin e procedurës.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën “IdendiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga “Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake – Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit deri në 10 nëntor 2023.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Belsh
-
24 February 2026Kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
-
23 February 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
18 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit
-
16 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit Arkiva dhe Protokoll
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, DREJTUES
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM