Shpallet 1 vend vakant- Drejtues i Njësisë së Auditit të Brendshëm
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Drejtues i Njësisë së Auditit të Brendshëm:
PËRGJEGJËSITË
- Është përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar.
- Është përgjegjës për planifikimin strategjik të auditimit në shoqëri. Kjo përfshin përcaktimin e planeve vjetore të auditimit, identifikimin e fushave prioritare për auditim dhe përgatitjen e strategjive për të adresuar rreziqet e identifikuara.
- Është përgjegjës për raportimin e rezultateve të auditimit dhe rekomandimeve për menaxhimin e lartë të shoqërisë.
- Drejtuesi i auditit duhet të ketë njohuri të thellë dhe aktualizime rreth rregullores dhe standardeve të auditimit.
- Përfshihet në identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve potenciale për shoqërinë dhe siguron që auditimet të adresojnë këto rreziqe në mënyrë efektive.
- Drejtuesi i auditit monitoron performancën e ekipit të auditimit dhe përgatit raporte të renditjes së punës dhe efikasitetit të auditimit për menaxhimin e lartë.
- Kryen detyrat me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me parashikimet e legjislacionit ne fuqi.
- Në bashkëpunim me Administratorin, raporton periodikisht para organeve Drejtuese të Shoqërisë mbi raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm.
Kërkesa të përgjithshme
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:
- - të jenë shtetas shqiptarë;
- - të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
- - të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- - të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- - të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- - të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
Kërkesa të veçanta
Të ketë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat ekonomike ose juridike
Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:
- Të kenë diplomë të nivelit Master Shkencor;
- Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 7 (shtatë) vite, nga të cilat jo më pak se 5 vjet si auditues i certifikuar;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
- Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.
Përshkrimi i punës për pozicionin “Drejtues i Njësisë së Auditit të Brendshëm”
- Të zhvillojë, zbatojë dhe monitorojë planin institucional të IdentiTek në fushën e auditimit;
- Të identifikojë, vlerësojë ose testojë proceset dhe operacionet e reja ose ato të sapo ndryshuara, si dhe proceset dhe sistemet që lidhen me zhvillimin, zbatimin ose zgjerimin e tyre;
- Të hartojë planet vjetore për auditimin e brendshëm, bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut, duke përfshirë rreziqet e kontrollit të brendshëm të sugjeruara nga menaxhimi, dhe t’ia paraqesë këto plane për miratim;
- Të përpilojë raporteve periodike ku të jepen të përmbledhura rezultatet e veprimtarisë së auditimit dhe tendencat e lindura dhe praktikat e suksesshme në Auditimin e Brendshëm;
- Të raportojë rregullisht për dobësitë thelbësore të identifikuara nga auditimi, së bashku me rekomandime për përmirësimin e mjedisit të kontrollit të brendshëm;
- Të koordinojë dhe mbikqyrë funksionet e tjera të kontrollit dhe ato monitoruese (menaxhimin e riskut, përputhshmërinë, sigurinë, ligjshmërinë, etikën, mjedisin, auditimin e jashtëm);
- Të raportojë rregullisht për dobësitë thelbësore të identifikuara nga auditimi dhe të ofrojë rekomandime për përmirësimin e mjedisit të kontrollit të brendshëm;
- Të organizojë punën e grupit të audituesve dhe të raportojë për progresin / ndryshimet / zhvillimet;
- Të propozojë shpenzimet për drejtorinë e tij brënda buxhetit të brendshëm të miratuar.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 30.09.2024