logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 29 July 2024

    Shpallet 1 vend vakant- Auditues i Brendshëm me profil IT

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Auditues i Brendshëm me profil IT:

    PËRGJEGJËSITË

    • Është përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar.
    • Planifikon, koordinon dhe ekzekuton të gjitha fazat e pajtueshmërisë duke iu referuar standardeve më të mira ndërkombëtare si COBIT dhe ITIL.
    • Mbështet auditorët e jashtëm gjatë procesit vjetor të auditimit financiar të kompanisë.
    • Përditëson mjetet e kontrollit të fushëveprimit të Teknologjisë së Informacionit (TI) dhe vlerësimit të rrezikut.
    • Kryen rishikimin e dokumentacionit duke përfshirë:
    • matricat e rrezikut dhe kontrolleve dhe diagramet e procesit,
    • vlerëson kontrollet kur zhvillohen sisteme të reja ose ndryshime në procese.
    • Rishikon dhe raporton mbi kontrollet e TI-së dhe proceset që lidhen me IT.
    • Kryen testimin e funksioneve të “IT Governance” , duke u bazuar në standartet ndërkombëtare si ISO 27001.
    • Jep rekomandime mbi aspektet teknike të sistemit për korrigjimin e kontrollit të brendshëm të lidhur me TI-në.
    • Rishikon mangësitë e kontrollit të brendshëm në lidhje me TI-në në baza periodike.
    • Monitoron statusin e përgjithshëm të përputhshmërisë të Kompanisë me legjislacionin në fuqi. (Ligji 25/2024 etj)
    • Kryen auditimin e brendshëm dhe verifikon përputhshmërinë e infrastrukturës dhe sigurisë së TI-së konform standartit të sigurise të vendosur në Kompani.
    • Ruan konfidencialitetin dhe objektivitetin gjatë gjithë procesit të auditimit.
    • Në bashkëpunim dhe nën drejtimin e drejtuesit të njësisë Audituese dhe Auditin e Brendshëm harton dhe zbaton planin strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm.

    Kërkesa të përgjithshme

    Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

    • të jenë shtetas shqiptar;
    • të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
    • të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
    • të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
    • të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
    • të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

    Kërkesa të veçanta

    • Diplomuar në Master Shkencor në Teknologji Informacioni ose Inxhinieri Elektronike.
    • Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:
    • Të kenë diplomë të nivelit Master Shkencor;
    • Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat jo më pak se 3 vite si auditues i sistemeve të TI-së.
    • Të kenë njohuri të gjuhës angleze;
    • Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;
    • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

     

    Përshkrimi i punës për pozicionin “Auditues i Brendshëm”

    Ndihmon titullarin të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet në institucion;

    Harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet e tyre, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikuar;

    bën analizën dhe vlerësimin e rrezikut të sistemeve të informacionit dhe teknologjisë së informacionit në shoqëri. Përmes këtij procesi:

    • identifikon dhe vlerëson rreziqet potenciale të sigurisë, siç janë hakerat, humbja e të dhënave,
    • mosfunksionimi i sistemeve kritike, dhe të tjerë;
    • verifikon konformitetin me standarde dhe politika të brendshme të shoqërisë, si dhe me rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare për sigurinë e informacionit dhe privatësinë e të dhënave;
    • harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikuar;
    • angazhohet në monitorimin e vazhdueshëm të performancës së sistemeve të informacionit dhe zbatimin e ndryshimeve të rekomanduara për të siguruar qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë me ndryshimet në teknologji dhe rregullative;
    • në konsultim paraprak me drejtuesin e Njësisë Audituese dhe me miratimin e tij, harton programin vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore;
    • siguron që në keto programe, auditimet do te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve;
    • realizon vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, që mund të kërkohen nga drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit;

    Harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet e tyre, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikuar.

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 30.09.2024

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      04 November 2025
      Kërkohet Operator/e Regjistrimi
    • image
      14 October 2025
      Kërkohet Operator/e Regjistrimi
    • image
      04 September 2025
      Kërkohet Specialist Arkive dhe Protokolli
    • image
      01 September 2025
      Kërkohet Teknik Shërbime IT
    • image
      26 August 2025
      Kërkohet specialist/e i Sigurisë së Informacionit
    • image
      21 August 2025
      Kërkohet Specialist/e e Marrëdhënieve me Publikun dhe Rrjetet Sociale
    • image
      19 August 2025
      Kërkohet Specialist për Komunikimin
    • image
      15 August 2025
      Kërkohet Teknik i Sigurisë së Informacionit
    • image
      04 August 2025
      Kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor
    • image
      28 July 2025
      Kërkohet Specialist/e Teknik Projektesh dhe inovacioni
    • image
      22 July 2025
      Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist Aplikacionesh dhe Subsistemesh në Sektorin e Sistemeve dhe Infrastrukturës IT
    • image
      10 July 2025
      Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist për Komunikimin në Departamentin Marketing dhe Komunikim

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë