“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Supervizor/e i/e Burimeve Njerëzore
KËRKESA
Diplomë Universitare (e preferuar Master)
Të ketë aftesi të mira organizuese dhe të punuarit në grup.
Aftësi shumë të mira komunikuese
Të ketë aftesi shume te mira të programeve të ndryshme kompjuterike (Microsoft Office)
Të ketë njohuri të mire të ligjeve dhe rregulloreve të punësimit në vendin e punës
Aftësi të zhvillojë dhe të menaxhojë marrëdhënie me punonjësit dhe drejtuesit e tjerë
Aftësi për të hartuar dhe zbatuar politika dhe procedura të punësimit në përputhje me ligjet aktuale
Aftësi për të menaxhuar një numër të madh detyrash në të njëjtën kohë dhe për të përcaktuar prioritete të qarta
PËRGJEGJËSI
Bashkëpunon me eprorin direkt në lidhje me hartimin e planit strategjik të shoqërisë për trajnim dhe plotësimin e nevojave profesionale dhe organizative të punonjësve.
Zbaton procedurat dhe politikat për rekrutimin e stafit.
Bashkëpunon me specialistët me qëllim regjistrimin e të dhëave për secilin punonjës, duke përfshirë informacionin si adresa, ditëlindjen, afatin e kontratës, datën e fillimit, datën e përfundimit, kontaktet etj.
Përgatit statistika javore, analiza dhe raporte në lidhje me rekrutimin, përfundimin e kontratave dhe mbikqyr numrin e punonjësve të kompanisë.
Bashkëpunon me menaxherin e departamentit për rishikimin dhe përmirësimin e përshkrimevë të punës.
Bashkëpunon me departatamente të tjera mbi mundësitë e zhvillimit, organizimi i sesioneve të trajnimit për punonjësit.
Bashëkpunon me eprorin mbi vlerësimin e performancës së punonjësve nëpërmjet vlerësimeve vjetore.
Siguron zbatimin e të gjitha procedurave të ngarkuara nga eprori direkt duke përfshirë menaxhimin e kontratave të punës sipas parashikimeve të Kodit të Punës dhe akteve të tjera ligjore në fuqi
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 18.12.2024.