logo
  • Kreu
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Administratori
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Akte
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • Na Kontaktoni
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • +355 44 519 999
    • [email protected]

    Aksesibiliteti

    Teksti

    Kontrasti

    Leximi

    Navigimit

    image
    • 03 June 2025

    Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist/e në Departamentin e Financës dhe Planifikimit Financiar

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

     

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Specialist/e në Departamentin e Financës dhe Planifikimit Financiar

    KËRKESA

    Diplomë Bachelor/Master me profil Ekonomik.

    Të kenë aftësi shumë të mira planifikimi dhe organizimi pune.

    Njohuri të programeve të ndryshme financiare.

    Të ketë njohui mbi gjuhën angleze dhe përdorimin e programeve kompjuterike.

    Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup.

    Përvojë të mëparshme pune në sektorin financiar.

    PËRGJEGJËSI

    Kryen regjistrimin e të gjitha transaksioneve financiare të shoqërisë në sistemet e kontabilitetit.

    Është pjesë e grupit të punës për hartimin e dokumentave buxhetore të shoqërisë.

    Verifikon dhe shqyrton dokumentacionin mbështetës (faturat, kontratat, pasqyrat bankare) për të siguruar që janë në përputhje me transaksionet e regjistruara.

    Harton dhe mbështet eprorin direkt në përgatitjen e raporteve të ndryshme kontabël duke i klasifikuar ato sipas llojit, periudhës etj.

    Inventarizon dosjet e punës të departamentit dhe sigurohet mbi plotësimin e tyre në rast konstatimi mungesash dhe/ose pasaktësish.

    Përgatit materiale dhe informacione për supervizorin dhe drejtorin e financës.

    Mund të përfshihet në analiza financiare të veçanta dhe projekte, duke përfshirë analizën e investimeve, zhvillimin e modeleve financiare, apo analiza të tjera të nevojshme.

    Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara.

    Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.

     

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 08.06.2025.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      28 October 2026
      Kërkohet Specialist Shërbimi IT pranë Departamentit të Infrastrukturës, Sistemeve dhe Inovacionit Digjital, me kontratë 1-vjeçare
    • image
      22 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      15 October 2026
      Kërkohet Sanitar/e pranë Departamentit të Sigurisë Fizike Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Shpërndarjes Policia Rrëshen – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      05 October 2026
      Kërkohet Operator në zyrën e Aplikimeve Durrës – Departamenti i Aplikimeve
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet Menaxher pranë Departamentit të Prokurimeve Publike.
    • image
      18 September 2026
      Kërkohet 1 (një) operator/e në zyrën e Elbasanit, pranë Sektorit të Shërbimeve të Regjistrimit.
    • image
      01 September 2026
      Kërkohet Specialist në Sektorin e Kujdesit ndaj Klientit
    • image
      18 August 2026
      Kërkohet Operator në zyrën Përmet
    • image
      11 August 2026
      Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
    • image
      04 August 2026
      Kërkohet Teknik Shërbime IT në Sektorin e Sigurisë së Rrjetit Kompjuterik dhe Shërbimeve IT
    • image
      03 August 2026
      Kërkohet Drejtor pranë Divizionit të Sitemeve të Informacionit

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Akte
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • +355 44 519 999

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë