- 20 January 2025
Shpallet 1 (një) vend vakant - Operator në Magazinë në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Operator në Magazinë në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
KËRKESA
Diplomë Bachelor (preferuar).
Aftësi shumë të mira komunikuese.
Të punojë në grup dhe individualisht.
Korrektësi në punë.
Njohje e paketës Microsoft Office.
Aftesi të mira organizative.
PËRGJEGJËSI
Është përgjegjës për të gjitha vlerat materiale që ka marrë në dorëzim, të cilat i ruan dhe i administron në bazë të udhëzimeve dhe dispozitave ligjore në fuqi.
Të gjitha vlerat materiale hyjnë në magazinë pasi të merren në dorëzim nga komisioni i marrjes në dorëzim i ngritur me urdhër të vecantë.
Operatori në Magazinë është gjithmonë pjesë e grupit të marrjes në dorëzim të mallrave.
Harton flete-daljet sipas kërkesave të strukturave, në përputhje me dokumentacione justifikuese, të miratuara paraprakisht nga eprori direkt.
Ndjek në mënyrë dinamike konsumimin e artikujve të ndryshëm në magazine dhe njofton në kohë eprorin direkt për marrjen e masave.
Merr masa për sistemimin e mallrave dhe menaxhimin e hapësirës së magazinës , si dhe evidenton problematika të ndryshime teknike që mund të shfaqen.
Mban evidenca për cdo hyrje-dalje në magazinë, sipas metodologjisë së miratuar.
Kryen në mënyrë periodike inventarizimin e të gjitha materialeve të magazinuara.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 27.01.2025.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
04 November 2025Kërkohet Operator/e Regjistrimi
-
14 October 2025Kërkohet Operator/e Regjistrimi
-
04 September 2025Kërkohet Specialist Arkive dhe Protokolli
-
01 September 2025Kërkohet Teknik Shërbime IT
-
26 August 2025Kërkohet specialist/e i Sigurisë së Informacionit
-
-
19 August 2025Kërkohet Specialist për Komunikimin
-
15 August 2025Kërkohet Teknik i Sigurisë së Informacionit
-
04 August 2025Kërkohet Menaxher në Departamentin Ligjor
-
-
-