logo
  • [email protected]
  • 04 242 0000
    EN
logo
  • Rreth Nesh
    • Misioni
    • Vizioni
    • Kontakt
    • Zyrat e IdentiTek
  • Dokumente Biometrike
    • Pasaporta Biometrike
    • Letërnjoftimi Elektronik
    • Dokumente biometrike për të huajt
  • Procedurat e Aplikimit
    • Aplikim për pasaportë me procedurë normale
    • Aplikim për pasaportë me procedurë të përshpejtuar
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik të përshpejtuar
    • Aplikim për pasaportë për shtetasit Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit
    • Aplikim për leje qëndrimi për shtetasit e huaj
  • Komunikime
    • Karriera
    • Njoftime
  • E-Kupon
  • Programi i Transparencës
  • EN
  • Apliko Tani
  • rruga "Xhanfize Keko", Tirane 1001
  • [email protected]
Apliko Tani
image
  • 10 June 2025

Shpallet 1 (një) vend vakant - Auditues i Brendshëm me profil IT

“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

 

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Auditues i Brendshëm me profil IT

Auditues i brendshëm me profil IT      

     1. Është përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar.

     2. Planifikon, koordinon dhe ekzekuton të gjitha fazat e pajtueshmërisë duke iu referuar standardeve më të mira ndërkombëtare si COBIT dhe ITIL.

     3. Mbështet auditorët e jashtëm gjatë procesit vjetor të auditimit financiar të kompanisë.

     4. Përditëson mjetet e kontrollit të fushëveprimit të Teknologjisë së Informacionit (TI) dhe vlerësimit të rrezikut.

     5. Kryen rishikimin e dokumentacionit duke përfshirë:

          a) matricat e rrezikut dhe kontrolleve dhe diagramet e procesit,

          b) vlerëson kontrollet kur zhvillohen sisteme të reja ose ndryshime në procese.

     6. Rishikon dhe raporton mbi kontrollet e TI-së dhe proceset që lidhen me IT.

     7. Kryen testimin e funksioneve të “IT Governance” , duke u bazuar në standartet ndërkombëtare si ISO 27001.

     8. Jep rekomandime mbi aspektet teknike të sistemit për korrigjimin e kontrollit të brendshëm të lidhur me TI-në.

     9. Rishikon mangësitë e kontrollit të brendshëm në lidhje me TI-në në baza periodike.

     10. Monitoron statusin e përgjithshëm të përputhshmërisë të Kompanisë me legjislacionin në fuqi. (Ligji 25/2024 etj)

     11. Kryen auditimin e brendshëm dhe verifikon përputhshmërinë e infrastrukturës dhe sigurisë së TI-së konform standartit të sigurise të vendosur në Kompani.

     12. Ruan konfidencialitetin dhe objektivitetin gjatë gjithë procesit të auditimit.

     13. Në bashkpunim dhe nën drejtimin e drejtuesit të njësisë Audituese dhe Auditin e Brendshëm harton dhe zbaton planin strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm.

1. Kërkesa të përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

- të jenë shtetas shqiptar;

- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

- të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

- të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

- të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

- të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

 

2. Kërkesa të veçanta

Diplomuar në Master Shkencor në Teknologji Informacioni ose Inxhinieri Elektronike.

Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:

- Të kenë diplomë të nivelit Master Shkencor;

- Të kenë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat jo më pak se 3 vite si auditues i sistemeve të TI-së.

- Të kenë njohuri të gjuhës angleze;

- Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;

- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

 

3. Përshkrimi i punës për pozicionin “Auditues i Brendshëm”

     1. Ndihmon titullarin të identifikojë dhe të vlerësojë rreziqet në institucion;

     2. Harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet e tyre, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikuar;

     3. Bën analizën dhe vlerësimin e rrezikut të sistemeve të informacionit dhe teknologjisë së informacionit në shoqëri. Përmes këtij procesi:

  • identifikon dhe vlerëson rreziqet potenciale të sigurisë, siç janë hakerat, humbja e të dhënave,
  • mosfunksionimi i sistemeve kritike, dhe të tjerë;

     4. Verifikon konformitetin me standarde dhe politika të brendshme të shoqërisë, si dhe me rregulloret dhe ligjet ndërkombëtare për sigurinë e informacionit dhe privatësinë e të dhënave;

     5. Harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikuar;

     6. Angazhohet në monitorimin e vazhdueshëm të performancës së sistemeve të informacionit dhe zbatimin e ndryshimeve të rekomanduara për të siguruar qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë me ndryshimet në teknologji dhe rregullative;

     7. Në konsultim paraprak me drejtuesin e Njësisë Audituese dhe me miratimin e tij, harton programin vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore;

     8. Siguron që në keto programe, auditimet do te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve;

     9. Realizon vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, që mund të kërkohen nga drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit;

Harton raporte të detajuara të auditimit, duke përfshirë gjetjet e tyre, rekomandimet për përmirësim, dhe nivelin e rrezikut të identifikua

 

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

 

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 15.06.2025

Apliko për këtë pozicion.

Ngarko CV (PDF*)
Vende të tjera vakante
  • image
    10 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Drejtues i Njësisë së Auditit të Brendshëm
  • image
    10 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Auditues i Brendshëm
  • image
    10 June 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator/e Prodhimi (kontratë me afat)
  • image
    03 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist/e në Departamentin e Financës dhe Planifikimit Financiar
  • image
    03 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Supervizor në Departamentin e Prokurimeve Publike
  • image
    29 May 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator në Departamentin e Cilësisë së të Dhënave dhe Investigimit
  • image
    28 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Inxhinier Mirëmbajtje në Departamentin e SFL
  • image
    26 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Operator Regjistrimi në Bashkinë Fushë Krujë (kontratë me afat)
  • image
    26 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Teknik/e Regjistrimi në Tiranë
  • image
    17 February 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant -Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
  • image
    10 February 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator Regjistrimi në Zyrat e Aplikimit Tiranë ( Kontratë me afat)
  • image
    10 February 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Operator Regjistrimi në Bashkinë Peqin
shape
shape
shodow
image

Rreth Nesh

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Dokumente Biometrike
  • Procedurat e Aplikimit
  • Njoftime

Të Tjera

  • Legjislacioni
  • Programi i Transparencës
  • Karriera
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Shërbime

Kontakt

  • Rr. “Xhanfize Keko”,
    Ndërtesa nr. 111,
    Hyrja nr.1, Tiranë

  • 04 242 0000

  • [email protected]

© Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

  • Politika e Privatësisë