logo
  • [email protected]
  • 04 242 0000
    EN
logo
  • Rreth Nesh
    • Misioni
    • Vizioni
    • Kontakt
    • Zyrat e IdentiTek
  • Dokumente Biometrike
    • Pasaporta Biometrike
    • Letërnjoftimi Elektronik
    • Dokumente biometrike për të huajt
  • Procedurat e Aplikimit
    • Aplikim për pasaportë me procedurë normale
    • Aplikim për pasaportë me procedurë të përshpejtuar
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik
    • Aplikim për letërnjoftim elektronik të përshpejtuar
    • Aplikim për pasaportë për shtetasit Shqiptarë që jetojnë jashtë vendit
    • Aplikim për leje qëndrimi për shtetasit e huaj
  • Komunikime
    • Karriera
    • Njoftime
  • E-Kupon
  • Programi i Transparencës
  • EN
  • Apliko Tani
  • rruga "Xhanfize Keko", Tirane 1001
  • [email protected]
Apliko Tani
image
  • 10 June 2025

Shpallet 1 (një) vend vakant - Auditues i Brendshëm

“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

 

Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Auditues i Brendshëm

PËRGJEGJËSITË                                                                                                                                                                                                                                         

     1. Është përgjegjës për organizimin e angazhimeve të auditimit të brendshëm dhe hartimin e Kartës së Auditimit sipas standardeve dhe metodologjisë së miratuar në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 114/2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar.

     2. Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, harton dhe zbaton planin strategjik vjetor për veprimtarinë e auditimit të brendshëm, pas miratimit nga Administratori i shoqërisë.

     3. Përgjegjës për hartimin e raporteve të angazhimeve të auditimit të brendshëm, pas konsultimit me shoqërinë për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat i dorëzohen Drejtuesit të Njësisë Audituese.

     4. Harton raportin vjetor, i cili i dërgohet strukturës përgjegjëse për harmonizimin e auditimit të brendshëm dhe përmban të dhënat e mëposhtme, por nuk kufizohet vetëm në to:

  • a) angazhimet e auditimit, të kryer gjatë periudhës së raportuar;
  • b) vlerësimin e sistemeve të kontrollit brenda njësisë publike dhe për rekomandimet për përmirësim;

     5. Kryen detyrat me profesionalizëm dhe në përputhje të plotë me parashikimet e legjislacionit ne fuqi.     

     6. Në bashkëpunim me Drejtuesin e Njësisë Audituese, harton raporte periodike, të cilat, pas rishikimit të Drejtuesit, prezantohen para organeve Drejtuese të Shoqërisë mbi raportet e angazhimeve të auditimit të brendshëm.

     1. Kërkesa të përgjithshme

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme si më poshtë:

- të jenë shtetas shqiptarë;

- të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

- të zotërojnë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

- të jenë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejnë detyrën përkatëse;

- të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

- të mos kenë masa disiplinore në fuqi;

     2. Kërkesa të veçanta

Të ketë diplomë të arsimit të lartë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat juridike ose ekonomike.

Kërkesat për kandidatët që aplikojnë për këtë vend pune janë:

- Të kenë diplomë të nivelit Master Shkencor;

- Të ketë eksperiencë pune, jo më pak se 5 (pesë) vite, nga të cilat jo më pak se 3 vjet si auditues i certifikuar.

- Të kenë njohuri të gjuhës angleze;

- Të kenë kualifikime dhe trajnime që lidhen me fushën profesionale;

- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese për të punuar në grup.

 

     3. Përshkrimi i punës për pozicionin “Auditues i Brendshëm”

      1.  Të ndihmojë Drejtuesin e Njësisë Audituese në identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve të mundshme në institucion;

      2. Të vlerësojë përshtatshmërinë dhe efektivitetin e sistemeve, strukturave, vendimeve, proçedurave e kontrolleve;.

      3. Të mbështesë Njësinë Audituese në menaxhimin e sistemit financiar dhe kontrollit në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në:

  • identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut;
  • përputhshmërinë e akteve të brendshme dhe të kontratave me legjislacionin;
  • besueshmërinë dhe gjithë-përfshirjen e informacionit juridik dhe operacional.
  • ruajtjen e aseteve dhe të informacionit;

     4. Të ofrojë rekomandime për përmirësimin e veprimtarisë juridike/ekonomike.

     5. Të japë vlerësime objektive, opinione ose konkluzione të pavarura për proçese, sisteme ose çështje të tjera që mbulohen nga auditimi.

     6. Të ndihmojë Drejtuesin e Njësisë Audituese në hartimin e programit vjetor të auditimeve dhe në perputhje me të, planet mujore;

     7. Të sigurojë që në keto programe, auditimet do te jenë të mjaftueshme për të siguruar shqyrtim efektiv dhe të rregullt të të gjitha operacioneve;

     8. Të kryejë vlerësime, inspektime, investigime, ekzaminime apo shqyrtime, që mund të kërkohen nga Drejtuesi i Njësisë Audituese dhe/ose titullari i institucionit.

 

 

 

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

 

 

Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 15.06.2025

Apliko për këtë pozicion.

Ngarko CV (PDF*)
Vende të tjera vakante
  • image
    10 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Drejtues i Njësisë së Auditit të Brendshëm
  • image
    10 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Auditues i Brendshëm me profil IT
  • image
    10 June 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator/e Prodhimi (kontratë me afat)
  • image
    03 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Specialist/e në Departamentin e Financës dhe Planifikimit Financiar
  • image
    03 June 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Supervizor në Departamentin e Prokurimeve Publike
  • image
    29 May 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator në Departamentin e Cilësisë së të Dhënave dhe Investigimit
  • image
    28 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Inxhinier Mirëmbajtje në Departamentin e SFL
  • image
    26 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Operator Regjistrimi në Bashkinë Fushë Krujë (kontratë me afat)
  • image
    26 May 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Teknik/e Regjistrimi në Tiranë
  • image
    17 February 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant -Menaxher/e në Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes.
  • image
    10 February 2025
    Shpallen 3 (tre) vende vakante - Operator Regjistrimi në Zyrat e Aplikimit Tiranë ( Kontratë me afat)
  • image
    10 February 2025
    Shpallet 1 (një) vend vakant - Operator Regjistrimi në Bashkinë Peqin
shape
shape
shodow
image

Rreth Nesh

  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Dokumente Biometrike
  • Procedurat e Aplikimit
  • Njoftime

Të Tjera

  • Legjislacioni
  • Programi i Transparencës
  • Karriera
  • Pyetjet më të shpeshta
  • Shërbime

Kontakt

  • Rr. “Xhanfize Keko”,
    Ndërtesa nr. 111,
    Hyrja nr.1, Tiranë

  • 04 242 0000

  • [email protected]

© Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

  • Politika e Privatësisë