Shpallen 2 (dy) vende vakant Operator Regjistrimi në Bashkinë Elbasan (kontratë me afat të caktuar)
KËRKESA
- Diplomë Bachelor (preferuar).
- Aftësi të mira kompjuterike.
- Korrektësi në punë.
- Ndershmëri dhe maturi.
- Sjellje serioze.
- Saktësi në hedhjen e të dhënave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe zotësi për të zgjidhur çdo situatë kritike.
- Disponueshmëri për të punuar jashtë orarit të punës.
- Fleksibilitet për të lëvizur brenda rajonit përkatës.
PËRGJEGJËSI
- Kryen procesin e regjistrimit dhe shpërndarjes për aplikantët (gjithë qytetarët shqiptarë) për letërnjoftim (ID) dhe pasaporta biometrike sipas procedurave të shoqërisë.
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të aplikimit dhe shpërndarjes.
- Menaxhon, mirëmban Zyrën e Identitek; materialet dhe pajisjet e zyrës etj.
- Siguron dhe menaxhon Kartat e Identitetit/ Pasaportat në Zyrën e IdentiTek, sipas procedurave të përcaktuara.
- Krijon një mjedis mikpritës për të gjithë aplikantët dhe u shërben atyre me mirësjellje.
- Përgatit raporte ditore, javore, mujore.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “IdentiTek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 11.06.2024