logo
logo
  • Kreu
  • Procedura
  • E-Kupon
  • Gjurmo
  • Rreth IdentiTek
    • Rreth Nesh
    • Zyrat e IdentiTek
    • Kontakt
  • Komunikime
    • Njoftime
    • Karriera
  • Programi i Transparencës
  • Apliko Tani
  • EN
    • rr."Xhanfize Keko", Tiranë
    • [email protected]
    image
    • 10 February 2026

    Kërkohet Teknik pranë Sektorit të Personalizimit në Departamentin e Prodhimit

    “IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.

    Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet Teknik pranë Sektorit të Personalizimit në Departamentin e Prodhimit.

     

    KËRKESA

    • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
    • Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
    • Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
    • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
    • Njohja e gjuhës Angleze është një plus

    PËRGJEGJËSI

    1. Përgjegjës për shpërndarjen e dokumentave të identitetit në Zyrat e Shpërndarjes;
    2. Përgjegjës për dërgimin e dokumentave në kohë dhe datë të caktuar sipas listës që ndjek parimin e rradhës së aplikimit;
    3. Përgjegjës për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit të prodhimit të dokumentave boshe në makineritë e personalizimit;
    4. Përgjegjës për kontrollin e dokumenteve dhe zbatimin e procedurave të Departamentit;
    5. Përgjegjës për pregatitjen e dokumentave biometrik sipas listës ditore dhe dërgimin e tyre me postë ose mënyra të tjera të miratuara;
    6. Përgjegjës për stokun dhe shpërndarjen e materialeve të nevojshme për prodhimin;
    7. Përgjegjës për numërimin dhe inventarizimin e dokumentave në bazë ditore dhe mujore;
    8. Përgjegjës për arkivimin e dokumenteve dhe raporteve si dhe raportimit të menjëhershëm të problematikave që ndikojnë në ecurinë normale të punës;
    9. Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara;
    10. Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim;
    11. Detyrat e Teknikut/es – Teknikut/es të Lartë të Departamentit të Prodhimit mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.

    Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.

     

    Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 16.02.2026.

    Apliko për këtë pozicion.

    Ngarko CV (PDF*)
    Vende të tjera vakante
    • image
      11 February 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Projekteve dhe Inovacionit.
    • image
      10 February 2026
      Kërkohet Specialist pranë Departamentit të Marketingut dhe Komunikimit
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Specialist/e pranë Departamentit të Prokurimeve Publike
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Vlorë
    • image
      20 January 2026
      Kërkohet Specialist/e Logjistike
    • image
      14 January 2026
      Kërkohet Operator/e pranë Zyrës së Aplikimit Tirana 11
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Gjirokastër (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në Postribë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e në DVKM Korçë (kontratë me afat)
    • image
      09 January 2026
      Kërkohet Operator/e Zyra e Aplikimit në Bashkinë Kuçovë, (kontratë me afat)
    • image
      07 January 2026
      Kërkohet Specialist/e Marketingu

    JEMI KËTU, TË PËRKUSHTUAR PËR T'JU NDIHMUAR.

    Na Kontaktoni
    shape
    shape
    image

    Rreth Nesh

    • Kreu
    • Rreth Nesh
    • Procedurat e Aplikimit
    • Njoftime
    • Karriera
    • Zyrat e IdentiTek

    Të Tjera

    • E-Kupon
    • Gjurmo
    • Legjislacioni
    • Programi i Transparencës
    • Pyetjet më të shpeshta
    • Certifikime

    Kontakt

    • Rr. “Xhanfize Keko”,
      Ndërtesa nr. 111,
      Hyrja nr.1, Tiranë
    • 04 242 0000

    • [email protected]

    © Të Gjitha Të Drejtat e Rezervuara nga identiTek sh.a

    • Politika e Privatësisë