- 18 March 2026
Kërkohet Teknik pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Teknik pranë Departamentit të Investigimit dhe Cilësisë së të dhënave
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 3 (tre) vjet në punë ngjashme;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
PËRGJEGJËSI
- Tekniku në këtë Departamentet që mbulon procesin e arkivës skanon me lexuesin e barkodit aplikimet ditore të ardhura nga Zyrat e Regjistrimit.
- Regjistron dokumentet (bandat MRZ) në bazë ditore si dhe arkivohen sipas procedurave të miratuara
- Merr në dorëzim postën me aplikime të ardhur nga Zyrat e Regjistrimit. Në cdo rast kur evidentohen zarfe ose dokumentacion që nuk ka lidhje direkte me proceset e punës në Departament, i dorëzon ato pranë Departamenteve përkatëse të shoqërisë.
- Verifikon dhe raporton në kohë problematikat e ndryshme të formave të aplikimeve që vijnë nga Zyrat e Regjistrimit.
- Tekniku në këtë Departamentet që mbulon procesin e investigimit dhe verifikimit kontrollon aplikimet që lidhen me sistemin e verifikimit dhe investigimit të shenjave dakstiloskopike.
- Evidenton dhe trajton aplikimet në sistemet e investigimit sipas përparësive.
- Arkivon raportet e investigimit në baza ditore.
- Në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Fizike, Logjistikës dhe Mirëmbajtjes dhe të Sektorit të Sistemeve dhe Infrastrukturës së IT-së, regjistron kuponat e aplikimeve në sistem.
- Regjistron rastet e aplikimeve të refuzuara me problematika të ndryshme në programin e riaplikimit, për të informuar Departamentin e Regjistrimit.
- Organizon dhe kontrollon dokumentacionin me qëllim raportimin e çështjeve në kohë.
- Tekniku i Investigimit dhe Cilësisë së të Dhënave kontrollon cilësinë e portreteve të aplikimeve duke u bazuar në kriteret e standardit ICAO (International Civil Aviation Organisation).
- Arkivon raportet e investigimit dhe format e aplikimit ne baza ditore.
- Regjistron dokumentet (bandat MRZ) në bazë ditore si dhe arkivohen sipas procedurave të miratuara
- Gjatë kryerjes së detyrës zbaton politikat e brendshme të shoqërisë të përcaktuara në akte të ndryshme të miratuara.
- Kryen detyrat e ngarkuara nga ligji, aktet nënligjore, rregullorja e brendshme e shoqërisë me profesionalizëm dhe përkushtim.
- Detyrat e pozicionit Teknik ne Departamentin e ICD mund të ndryshohen në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me nevojat operacionale dhe/ose të veprimtarisë tregtare.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Identitek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 24.03.2026.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
12 March 2026Kërkohet Operator pranë Zyrës së Aplikimit Tiranë
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Belsh
-
24 February 2026Kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
-
23 February 2026Kërkohet Operator/e në zyrën e aplikimit Sarandë (kontratë me afat)
-
18 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit
-
16 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit Arkiva dhe Protokoll
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, DREJTUES