- 18 December 2025
Kërkohet Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë
“IDENTITEK” SH.A. është një shoqëri me kapital 100% shtetëror, me objekt veprimtarie prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit (ID) dhe pasaportave biometrike për shtetasit shqiptarë.
Për nevoja të shoqërisë tonë kërkohet 1 (një) Teknik i Lartë Regjistrimi në Bashkinë Sarandë.
KËRKESA
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë eksperiencë punë mbi 1 (një) vit;
- Të ketë njohuri për programet bazë të kompjuterit;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në grup.
PËRGJEGJËSI
- Kryen regjistrimin/shpërndarjen për letërnjoftim elektronik për të gjithë shtetasit sipas procedurave të miratuara;
- Kryen shpërndarjen për dokumenta biometrike në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit sipas procedurave të miratuara;
- Ndjek dhe zbaton të gjitha procedurat e brendshme të regjistrimit dhe raporton çdo problem në kohë;
- Menaxhon, mirëmban Zyrën e Aplikimit/Shpërndarjes, materialet dhe pajisjet e zyrës etj;
- Organizon dhe vendos në dosje dokumentat përkatese të ndara në baza mujore;
- Është përgjegjës për sigurinë fizike të dokumentave biometrike në Zyrat e Shpërndarjes sipas procedurave të miratuara;
- Shpërndan informacionin në kohë me kolegët e zyrës për raste të proceseve të regjistimit;
- Përgatit raporte ditore, javore, mujore duke i percjell në Departamentin e Regjistrimit;
- Krijon një ambjent mikpritës për të gjithë personat dhe u shërben atyre me mirësjellje;
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë një CV të plotë, me detaje të edukimit dhe eksperiencave të punës si dhe me foto, elektronikisht në email-in: [email protected] ose shkresërisht në adresën: “Idenditek” sh.a., Departamenti i Burimeve Njerëzore, Rruga "Xhanfize Keko, ish-Tipografia Ushtarake - Tiranë, Shqipëri.
Afati për dorëzimin e aplikimit: deri më 26.12.2025.
Apliko për këtë pozicion.
Vende të tjera vakante
-
-
09 March 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Sigurisë Fizike
-
26 February 2026Kërkohet Operator në DVKM Kukës
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Fier, (kontratë me afat)
-
26 February 2026Kërkohet Operator në Belsh
-
24 February 2026Kërkohet Menaxher në Departamentin e Projekteve dhe Inovacionit
-
23 February 2026Kërkohet Operator/e në DVKM Sarandë (kontratë me afat)
-
18 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit të Personalizimit
-
16 February 2026Kërkohet Specialist pranë Sektorit Arkiva dhe Protokoll
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, DREJTUES
-
16 February 2026IDENTITEK SHA, NJËSIA AUDITUESE, AUDIT I BRENDSHËM